Shumë shpejt Rilindja në gjyq si organizatë e strukturuar kriminale

Premte, 07 June 2019 19:38

Përgjimet e  fundit të botuara nga prestigjiozja gjermane “BILD” janë një parathënie e ditëve dhe muaj të ardhshëm mbi ngjarjet në Shqipëri. Të shumtë kanë qenë përpjekjet e demokracisë së brishtë shqiptare në këto 30 vite tranzicion dhe vendi historia e saj është shoqëruar me ngjarje që kanë lënë gjurmët e tyre.

Por, kurrë dhe asnjëherë, krimi in organizuar, grupet e strukturuara kriminale nuk e kanë kthyer shtetin të gjithë në zyra dhe magazina të drogës si Rilindja. Tek tuk në historinë e tranzicionit ka pasur elementë, por asnjë herë qeveria nuk ka funksionuar si një grup i strukturuar kriminal në favor të strukturave të krimit në çështjet e  kokainës dhe heroinës.

Media jo e blerë, opozita shqiptare, gazetarë dhe personalitete që nuk kanë pranuar ti bëjnë fresk rilindjes, mbi 4 vjet tashmë ka me mijëra e mijëra, rreshta artikujsh se si banda e Rilindjes e ka kthyer Shqipërinë në narko shtet. Shërbimi sekret si dhe shërbimet inteligjente, të partnerëve i kanë patur të gjitha materialet e detajuara dhe këto përgjime siç deklaroi vetë gazetari i BILD , është vetëm fillimi.

Por grupi i strukturuar kriminal i Rilindjes duke u bazuar te propaganda e shfrenuar që blihej me eurot e drogës, kujtonte se do të mbulonte diellin me shosh.

Për të mos u zgjatur se çfarë është BILD, influenca, mënyra se si operon, verifikimi i informacionit me disa burime, impakti që ajo ka, jo vetëm në Gjermani tashmë një gjë është  e sigurt. Propaganda e Rilindjes ka rënë informacionet do të jenë më të forta dhe më të detajuara dhe sigurisht, kur reforma në Drejtësi të kryhet ashtu siç duhet, shumë shpejt do të jetë edhe gjyqi i grupit të strukturuar kriminal të rilindjes. Ndoshat seanca e parë është më 30 qershor.

Modifikuar më Saturday, 08 June 2019 14:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...