Marku-Prela, avokatet e krimit të organizuar në Shqipëri

Premte, 07 June 2019 19:59

Prokurorët e përgjithshëm gjatë periudhave të tranzicionit kanë pasur problematikat e tyre në lidhje me detyrën, funksionin, ligjin, shtetin dhe qeveritë. Pavarësisht këtyre problematikave dhe profesionalizmit të tyre, ky i fundit në përplasje me politikën është vënë në pikëpyetje. Kulmi arrit me përdorimin e Arben Rakipit, i cili mbushi ca shishe Coca Cola, me ca lëngje të çuditshme dhe mbi bazën e këtyre provave qesharake arrestoi 6 deputetët të opozitës së asaj kohe. Nuk ia mohonte njeri inteligjencën, profesionalizmin, por ajo u vu në dyshim pikërisht nga akte të tilla.

Me emra dhe me fakte mund të flasim, por historitë dihen. Megjithatë, kurrë dhe asnjë herë, pozicioni i Prokurorit të Përgjithshëm nuk është përdhosur në këtë formë, se sa me inferioritetin e Arta Markut, mungesën e  kubaturës profesionale dhe të inteligjencës për të mbushur një pozicion të tillë she dhe pikëpyetjet e mëdha që bihen mbi Donika Prelën, pikëpyetje të cilat fill0ojnë para se ajo të vinte në krye të Krimeve të Rënda. Kjo dyshe si një përzierje e rrezikshme mes inferioritetit, komplekseve, përdorimit dhe shpërdorimit që i bëhet këtyre të dyjave dhe që këto të dyja i bëjnë pozicionit dhe postit që kanë, e kanë çuar sot në këtë moment detyrën e prokurorit të Përgjithshëm dhe të Kryeprokurorit të Krimeve të Rënda të lëkundet midis qesharakes në deklarata dhe rrezikshmërisë në mbrojtje të strukturave kriminale të organizuara në Shqipëri.

Në momentin kur media ndërkombëtare me zë dhe figurë me audio, me transkriptime ka arritur të nxjerrë të vërtetën lakuriq të bashkëpunimit, të sektit të Rilindjes me strukturat e organizuar të trafikut, kryesisht të kokainës, këto dy shoqet vazhdojnë të bëjnë avokaten e Krimit të Organizuar në Shqipëri.

Arta Marku e ka një minus që vjen si propozim i Ulsi Manjës dhe ky është minus i madh intelektual dhe institucional, por kjo është më e pakta. Është në kufijtë e qesharakes.

Zgjedhja e saj me 69 vota, përdhosja që nëpërmjet saj iu bë reformës në drejtësi dhe më pas pozicioni në Prokurorinë e Përgjithshme, heshtja tashmë në kufijtë e monstruozitetit jo vetëm për trafikun e heroinës, por edhe blerjen e votës, është kthimi i nderit që ajo po i bën Rilindjes dhe Ulsiut.

Donika Prela vjen nga “zona operative n.1 e kokainës” siç është Durrësi dhe sigurisht që do të ketë zbardhje të të vërtetave të asaj kohe. Para se zonja të zbarkonte në Tiranë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda , u vodh posta e prokurorisë së Durrësit. Tani që BILD, shërbime sekrete media dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare , kanë filluar të numërojnë të vërtetat një nga një, zona e vonuar e Krimeve të Rënda na kishte dalë në një konferencë për shtyp dhe vazhdonte avazin e vjetër se janë shumë CD dhe me zor po i zbërthejmë dhe po i dëgjojmë. Nuk ka problem zonjë e nderuar, se i zbërthejnë e i dëgjojnë më shpejt se ju, gjermanët dhe BILD-i.

Ti me shoqen tënde të ngushtë që jeni të të njëjtit format (stili i Ulsiut) vazhdoni të bëni avokaturën e  sektit të rrezikshëm të Rilindjes. Por dita e pretencës po afron.

Modifikuar më Saturday, 08 June 2019 14:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...