Meta ndaloi pushkatimin e pluralizmit nga mazhoranca

Hënë, 10 June 2019 09:05

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka shpjeguar nëpërmjet një konference të jashtëzakonshme për shtyp pak minuta më parë vendimin e tij për të shtyrë zgjedhjet lokale. Një akt historik i cili tregon edhe një herë pozicionimin e Metës prej një shtetari serioz i cili reagoi në kohën, momentin e duhur kur vendi po tërhiqej zvarrë drejt një konflikti.

Me këtë vendim Meta ndaloi pushkatimin e pluralizmit, duke mos lejuar zhvillimin e ca palo zgjedhjeve që Rama mezi po priste që t’i bënte. Meta e ndaloi Ramën në objektivin e tij për ta vrarë demokracinë që të ndërtonte në këtë vend një sistem për të vijuar vjedhjet me bandën e tij qeverisëse.

Disa herë Presidenti Meta ka  bërë thirrje të gjitha palëve, sidomos Ramës dhe mënyrës arrogante dhe kriminale që ai vepron, për të hequr dorë nga istikami i çuarjes së vendit në një humnerë për të ardhmen. Por kurrsesi në pluralizëm nuk mund të pranoheshin votime dhe jo zgjedhje.

Ndaj ajo që Presidenti bëri është një shërbim i madh për kombin!

Modifikuar më Hënë, 10 June 2019 11:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...