Analiza/ Gjekmarkaj thirrje kreut të PD: Lulzim dil nga zyra, bëhu trim dhe priju qytetarëve, tregoju që e ke për ta dhe jo për vete. Është emergjencë

E Enjte, 13 June 2019 19:35

Nga Agron Gjekmarkaj

Lulzim dil nga zyra! Priju qytetarëve!

Rezoluta qortuese me 100 vota e parlamentit te Shqipërisë dëshmon se çfarë është ky institucion sot!!!

Një teatër kukullash me një regjisor në hall e të braktisur nga talenti!!

“Opozita e re” pa mëdyshje , pa ndoshta pa sikur, pa vrasje ndërgjegjeje ju bashkua Kryeministrit! Eh si erdhi kjo punë! Ca teveqel mëhalle u bënë deputet!

Ngërdheshen, flasin e duket sikur pegerin! Sot i ngjiten vajit te rilindjes kundër Ilir Metës!!! Kjo është shenja e dekadencës e krizës e llumit , e ujërave te zeza qe po sulmojnë çdo standard të demokracisë!

Kriza e Edi Ramës është shndërruar në dashurinë e tyre! Sot zhigolotë e kuvendit pinin kafe me Taulant Ballën e merrnin udhëzimet e rastit! Sa keq jemi katandisur! Turpi del lakuriq pa ndroje!! Ndërsa shoqëria shfaq ndrojën e vet për të ardhmen teksa kllounët derdhin llakërdinë e tyre pa marre! Por kjo ka anën e vet të mirë!

Ky parlament është problemi më i madh i demokracisë shqiptare! Ai nuk mund të jetë më kurrë zgjidhje për problemet e këtij vendi! Aty çdo gjë ka një çmim përpos parimeve etike!!! Opozita e vërtetë e cila ka përgjegjësitë e veta për atë “ të renë” e cila sot na skuq e zverdh për tiparet e racës duhet t’i prijë popullit !

Lulzim Basha duhet ta braktise kujdesin, diplomacinë dhe te dalë në ballë të përpjekjes për të shpëtuar thelbin e demokracisë së brishte e të telendisur nga horrat e hajnat, nga kriminelet dhe gejshat!

O sot o kurrë është dita!

Lulzim ftoji të gjithë edhe kundërshtarët me emër te përvetshëm , fillo me Jozefinën! Ata që zënë be kokën e mamit nuk frymëzojnë !

Kjo është emergjencë kombëtare!! Ndjesitë personale e humbin peshën! Shteti dhe shoqëria rrezikojnë shprishjen!

Edi Rama sot dëshmoi që nëse do behët edhe Mbret! Propozimi mund të vijë nga Ligoraq Karamelo në emër të atmes! Refuzimi duhet të vijë nga shqiptarët modernë që duan Europën, shtetin pa drogë dhe pa viza, pa tribalizëm, e pa kriminelë që përcaktojnë politikat dhe sjelljen!

Lulzim dil e thuaju shqiptarëve qe po troket despotizmi, dil e thuaju qe je gati të bëhesh një me ta për ta ndalur këtë!

Sot provën e kemi në dorë ! Një njeri, Edi Rama është pronar i parlamentit, qeverisë, drejtësisë, ekonomisë dhe po synon një grusht shteti për të bërë zgjedhje të paligjshme më 30 Qershor! Zgjedhjet pa opozitën e cila vidhet e rrihet janë fundi i dekorit demokratik! Pa fund i kam bërë kritika Lulzim Bashës, të shumta i kam dhimbjet kur shoh mediokritetin në PD , zullapë 70 vjeç e kopukër 40!

Një ditë do ja bëjmë listën me emra! Por lidhjet me krimin aty mungojnë! Këtu fillon shpresa!

Lulzim këtu ka mbetur pak për të luajtur! Nuancat i ka marrë lumi! Je Kryetar i PD dhe ndaj të drejtohem, jo si individ se individët i shoh të papërfillshëm në këtë histori, ndaj mos hezito të testosh veten dhe shoqerinë.

Priju!!!

Jo vetëm ekonomia, integrimi, dermokracia po merr fund! Shumë më tepër se kaq! Paqja mes shqiptarëve! Beje përpjekjen tende! Bindi shqiptarët që e ke për ta dhe jo për vete e nja 20 veta qe të binden në PD!

Nëse je i vërtetë do ja dalësh! Sot opozita dhe ti jeni e vetmja garanci!!!

Behu trim dhe sfidoji rrethanat! Bashko faktin me perceptimin dhe kjo do jetë e vërteta absolute e kësaj shoqërie! Një lider, një udhëheqes mund të ketë gabuar, mund të dështojë mbase jo për fajin e tij dhe ky nuk është mëkat!

Por nëse nuk di të lexojë të vërtetat e vendit të tij e ka të pamundur t’ja shëroje plagët !!

Lulzim sfidoje skepticizmin! Dil dhe priju njerëzve ! Demokracia është ndërtuar me akte kudo në botë!

Nuk mjaftojnë fjalët!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vetëvendosja i përgjigjet Vuçiç për flamurin shqiptar

Bota Shqiptare

Vetëvendosja i përgjigjet Vuçiç për flamurin shqiptar

Lëvizja Vetëvendosje i ka kthyer përgjigje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me prezencën e flamurit shqiptar gjatë takimit të Albin Kurtit me ambasadorin britanik. Përmes një deklarate, Vetëvendosja i...

DIALOGU, Franca kërkon që qeveria e re ta heqë taksën: Duam një takim Kosovë-Serbi në Paris

Bota Shqiptare

DIALOGU, Franca kërkon që qeveria e re ta heqë taksën: Duam një takim Kosovë-Serbi në Paris

Franca e sheh si të rrezikshme mbetjen në status-quo të situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka thënë sot ambasadori francez në Beograd, Federico Mandoloni, gjatë Forumit për Siguri, raporton...

Brexit/ BE dhe Britania arritën një marrëveshje

Globi

Brexit/ BE dhe Britania arritën një marrëveshje

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian janë pajtuar për një marrëveshje të re për Brexit. Marrëveshja mes dy delegacioneve është arritur para se të mbahet një takim i nivelit të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!