VIDEO/ “O Hyj, bijtë e tu nuk merren vesh me njëri-tjetrin. Rrezikojmë të përçahemi e të përgjakemi”, Dom Gjergj Meta lutet për zgjidhjen e krizës politike

Tuesday, 18 June 2019 15:24

Dom Gjergj Meta i ka kushtuar një lutje të veçante zgjidhjes së krizës politike në vend.

Me anë të një videomesazhi, Dom Gjergj Meta kërkon nga Zoti që të hedh një sy tek populli shqiptar, që për shkak të krizës politike rrezikon të ndahet, përçahet dhe përgjaket.

“Por sot, tani në këto ditë o Hyj, ne bijtë e tu po rënkojmë nga pamundësia për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin. Ata që duhet të na udhëheqin gjenden në një udhëkryq e po ashtu vendi ynë gjendet në udhëkryq. Rrezikojmë të ndahemi, të përçahemi e të përgjakemi duke luftuar me njëri-tjetrin për shkak të bindjeve politike a për t’i qëndruar besnikë prijësve politikë.

Na jep o Zot paqe për vendin tonë! Krijo në ne një shpirt besnikërie ndaj familjes, kombit dhe të ardhmes, më shumë se ndaj ideve apo prijësve politikë që shkojnë e vijnë”, thekson Meta.

Nga Dom Gjergj Meta

Lutja për Shqipërinë në kohë krize

O Hyj, hidhi sytë e tu plot dashuri mbi popullin tonë shqiptar, mbi Shqipërinë tonë!

Ti na ke bekuar, pasi na ke dhënë një gjuhë, një komb, një natyrë të mrekullueshme, detin dhe malet. Na ke bekuar me fëmijë, të rinj, të rritur e të moshuar. Nëpër dallgët e historisë, që shpesh ka qenë e pamëshirshme me ne, ti na ke dalë Zot e ne kemi mbijetuar. Na ke mbajtur në krahët e tu si shqipja zogjtë e saj. E ne ta dimë për nder e të falenderojmë.

Por sot, tani në këto ditë o Hyj, ne bijtë e tu po rënkojmë nga pamundësia për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin. Ata që duhet të na udhëheqin gjenden në një udhëkryq e po ashtu vendi ynë gjendet në udhëkryq. Rrezikojmë të ndahemi, të përçahemi e të përgjakemi duke luftuar me njëri-tjetrin për shkak të bindjeve politike a për t’i qëndruar besnikë prijësve politikë.

Na jep o Zot paqe për vendin tonë! Krijo në ne një shpirt besnikërie ndaj familjes, kombit dhe të ardhmes, më shumë se ndaj ideve apo prijësve politikë që shkojnë e vijnë.

Jepu politikanëve tanë të të gjitha krahëve urtinë e mendjes dhe dashurinë e zemrës, që të ulin armët e konfliktit e të lartësojnë flamujt e bardhë të paqes.

Ndihmoje vendin tonë të ngrihet e të përparojë, të jetë krah vendeve të zhvilluara evropiane, ku respektohen të drejtat e njeriut dhe çdo individ, sidomos të varfërit e të mënjanuarit, e ku të rinjtë e të rejat ndërtojnë jetën e tyre, pa pasur nevojë të ikin gjetiu.

Bekoje o Zot Shqipërinë! Bekoji shqipëtarët!

Amen!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...