Edhe Gedaffi pati mbështetje ndërkombëtare dhe shumë llogari offshore...

Diel, 23 June 2019 13:53

Në vitin 2011, nga vala e Pranverës Arabe, mori fund një prej diktatorvë më të ashpër në shekullin e 21-të në botë. Koloneli Muammar Gaddafi, njeriu që drejtoi vendin e Afrikës Veriore për më shumë se 40 vjet nëpërmjet një regjimi autoritar dhe ushtarak, mbeti i vrarë në betejën për marrjen e Sirtes, qyteti i fundit i cili kishte mbetur ende në duart e besnikëve të diktatorit.

Ai u mor zvarrë nga populli i tij, u ekzekutua dhe menjëherë festimet kanë nisur të zhurmshme në të gjithë Libinë. Ai iku ashtu sicc i takon ccdo diktatori, i frikësuar nga popullit i tij, Gadafi u lut për mëshirë pasi u kap nga rebelët.

Kujtojmë se në këtë periudhë Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kërkoi arrestimin e diktatorit, nën akuzën për krime kundër njerëzimit, të kryer ndaj popullsisë libiane. Por ajo që duhet nënvizuar është fakti se ky njeri ishte ndër më të pëlqyerit e disa liderëve evropianë, dhe kishte mbështetje nga disa prej vendeve perëndimore.

Tani të rikthehemi në vendin tonë dhe të bëjmë një paralelizim. Ne kemi një qeverisje që çdo ditë e më shumë nuk po lë asgjë pa bërë, pikë për pikë me atë që Gadafi u bëri libianëve.

Edi Rama dhe banda e tij në qeverisje kanë shkatërruar këtë vend. Po e varfërojnë çdo ditë e më shumë. Jeta është bërë e pamundur. Shqiptarët po braktisin vendin e tyre. Të rinjtë nuk kanë më të ardhme.

Liria është cunguar. Zgjedhjet po vidhen dhe më 30 qershor do të bëhen moniste. Mediat janë blerë. Kush guxon dhe proteston arrestohet. Tanimë do të bëje edhe me ligj që kush proteston do të ndalohet të dalë jashtë shtetit, do të privohet nga e drejta e lëvizjes së lirë.

E pra, gjithçka i ngjan asaj situate që jetonin libianët nën diktatorin Gadafi. Ndaj Rama duhet ta zgjedhë vetë se çfarë duhet të bëjë. Ai duhet të marrë sa më shpejt një vendim. Të hapi rrugën ose populli shqiptarë do të marri në dorë fatin e vendit. Qytetarët ta bëjnë hi pushtetin e Edi Ramës dhe kanë të drejtë.  Diktatorët një fund kanë të gjithë!

Modifikuar më Diel, 23 June 2019 19:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...