Me pakicë 1.4 për qind duan të tërheqin zvarrë Republikën

Diel, 23 June 2019 18:03

Nga Qemal SAKAJEVA

Ka pasur disa lajme botërore rreth Kosovës këtë javë që shkoi:

Gjermania dhe Franca publikuan njoftimin se takimi i 1 korrikut 2019, mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Kancelares Angela Merkel,  Presidentit Emmanuel Macron dhe përfqësues të BE, shtyhet në afat të pacaktuar, pa përcaktuar shkakun; Presidenti Aleksandar Vuçiç  dhe Presidenti Hashim Thaçi fajësuan qeverinë e kryeministrit Ramush Haradinaj; pati  deklaratë dhe një veprim të Vuçiç për t’u mbajtur mend: ai tha se edhe po  të sjellin  350 milionë amerikanë, Serbia s’e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa i ftuar me përgjërim nga Presidenti Aleksandër Lukashenko, për të marrë pjesë në hapjen e Lojrave Europiane  Minsk 2019, Aleksandër Vuçiç kundërshtoi duke i thënë homologut bjellorus se detyra e presidentit nuk e lejon, ngaqë aty përfaqësohet republika që Beogardi nuk e njeh; ndoshta nuk bëri keq: xhudistja e famshme e Kosovës, Majlinda Kelmendi u shpall kampione e Europës duke fituar ndaj rivales ruse; sipas VOA (Zëri i Amerikës), në raportin e Departamentit të Shtetit mbi gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtete dhe territore të botës, në kapitullin për Kosovën ndër të tjera thuhet që, sipas vlerësimit të qeverisë amerikanë, populli prej 1.9 milion banorë i Kosovës përbëhet nga 95.6 për qind e myslimanë, 2.2 për qind katolikë dhe 1.4 për qind ortodoksë; kisha serbe nxitoi ta  kundërshtonte, duke thënë se janë 120 000 ortodoksë, ose 6.3 përqind e popullsisë.

Nuk është Kosova ajo që i pengon bisedimet. Kjo është vërtetuar në disa vjet me radhë që nga viti 2011. Edhe pse Beogradi merrte pjesë në to, përfaqësuesit serbë sapo delnin prej tyre, nxitonin para kamerave të deklaronin se Kosovën nuk do ta njohin kurrë. Të gjithë ministrat  e jashtëm  me radhë, deri te Ivica Daçiç, kanë udhëtuar e shtegtojnë kudo nëpër botë vetëm për të lobuar për pengimin e njohjeve  dhe tërheqjen e njohjeve të shpallura botërisht. Me të gjitha fuqitë veprohet që Kosova të mos anëtarësohet në organizma të rëndësishme ndërkombëtare. Eshtë ndërmarrë veprimi i fshehtë dhe i rrezikshëm për ndarjes e Kosovës si zgjidhje. I është bërë bllokadë eksportit të mallrave të Kosovës, ndërsa Serbia përfitonte çdo vit 450-500 000 milionë euro nga eksporti i mallrave në tregun e Kosovës. Veriun e mban përherë si një minë për ta shpërthyer kur i duhet politikisht. Provokimet,  shpërfilljet dhe deklaratat deri edhe fyese nuk ndalojnë. Ndërsa qysh nga viti 2008, plot 11 vjet që nga shpallja e pavarësisë, nuk ka pasur asnjë incident të shqiptarëve ndaj serbëve dhe kjo është për meritë të vetëpërmbajtjes së pashoqe të shqiptarëve.

Lufta e NATO-s, e udhëhequr nga SHBA, nuk spastroi serbët dhe në Kosovë u transplantua një popull i sjellë nga tjetërkund. Shqiptarët që përbëjnë shumicën absolute të popullsisë kanë qenë aty jetë e mot. Pakica e vogël serbe i ka të garantuara të drejtat deri në çatinë e Europës - si askund tjetër në vendet e Bashkimit Europian - sipas Planit Ahtisaari. Serbia kërkon heqjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe dhe mbajtjen në fuqi të këtij vendimi e quan pengues dhe të padrejtë. Republika e Kosovës kërkon të drejtën e saj si shtet: Beogradi të njohë pavarësinë dhe të dy vendet të normalizojën marrëdhëniet mbi njohjen e ndërsjellë. Pengesat agresive serbe kanë 11 vjet që zgjatin dhe shqiptarët durojnë, kurse taksa 100 për qind ka vetë pak muaj dhe heqjen e saj Serbia e ka shndërruar në kusht për bisedime.

Presidenti serb thotë se Serbia është gjallëruar e forcuar dhe kësisoj ajo nuk do t’i nënshtrohet  trysnisë për njohjen e  pavarësisë. Serbia mund të mos shkojë  në bisedime, mund të ulet dhe të kundërshtojë zgjidhjen, të kthehet në Beograd e të vijojë me ngrirjen e bisedimeve, por dy milionë banorë të Kosovës nuk mund të tërhiqen zvarrë me keqpërdorimin e pakicës serbe prej  1.4 për qind. Ish- kryeministri italian Masimmo D’Alema, në një intervistë për BBC pati thënë se “... të ardhmen e një kombi e vendos populli i tij, jo monumentet”. Dhe duhet shtuar gjithashtu: as pakica prej 1.4 për qind.

Modifikuar më Diel, 23 June 2019 18:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...