Pse Rilindja duhet të shpallet organizatë terroriste dhe duhet t’i ngrijnë asetet

Tuesday, 25 June 2019 14:53

Jetojmë në shekllin e 21 dhe planeti ka diktatura dhe diktatorë. Historia njeh modelin e ardhjes së tyre në pushtet  në forma të ndryshme. Historia njeh juntat ushtarake, narko-diktaturat, njeh grushtin e shtetit, por siç do gjë në këto kohë moderne,  ardhja e këtyre momenteve të zeza në hisotirnë e njerëzimit ka nisur të sofistikohet. Vijnë nëpërmjet formave pak më të buta që për ata që nuk i pranojnë dhe nuk duan t’i shohin, fshihen pas këtyre formave. Vijnë në formën e një lideri autoritar, që nuk njeh as ligj as gjykatë, asnjë institucion dhe disa miq këtej andej kujtojnë se ky lloj lideri mund të jetë një garant stabiliteti. Në Shqipëri ka ndodhur akti më i rëndë i diktaturës që pas 1945-s. Edhe ai lloj diktatori atëherë nuk u kuptua se çfarë ishte, disa herë u përshëndet me lule, kishte ndonjë faktor ndërkombëtar nëpër Europë që donte të ulej në bisedime në 1945-n, dhe pasi gllabëroi të gijtha pushtetet, dhe paratë e shqiptarëve, Partia Komuniste u kthye në një organizatë terroriste të vendit të vet, që vrau dhe masakroi vetëm shqiptarë. Eshtë i njëti model.  Ka shenja kritike si të vitit 1945. Edi Rama po burgos dhe arreston vetëm shqiptarët e opozitës, kërcënon me burg dhe izolim nëse nuk i shërben pushtetit të bandës së Rilnidjes, dhe kjo bandë si kundër PKSh në 1945, pasi vodhi paratë e shqiptarëve, dhe po i burgos ata, dhe janë miliarda euro, tani kërcënon me izolim. Eshtë ky njeri si babai i tij shpirtëror, që ka fyer me emër presidentin Amerikan dhe ka votuar 2 herë kundër interesave të SHBA në OKB.

Eshtë ky njeri dhe banditët e Rilnidjes të cilëve duhet t’u kontrollohen llogaritë offshore. Shqiptarët e panë 50 vjet çdo të thotë pushteti në duart e një njeriu. Nuk është e nevojshme ta vuajnë sërish në shekullin XXI. Kushdo që ndoshta ulet sot në tavolinë me të, ka informacionet e shërbimeve sekrete, për të ditur se çfarë përfaqëson ky njeri dhe banda e tij.

Mënyra se si po arrestohen dhe mbahen në burgje shqiptarët, mënyra se si kërcënohen me izolim, nëse nuk votojnë neokomunistët që vishen me “Gucci” e “Prada”, Rilindja që bashkëpunoi me krimin e organizuar duhet të shpallet një organizatë terroriste dhe duhet t’i ngrijnë asetet.

Që pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, filozofia e të gjithë politikës së SHBA në luftën kundër terrorizmit e ka cilësuar krimin e organizuar, sidomos atë pjesë që merret me trafikun e armëve dhe të drogës, si një potencial mbështetës i terrorizmit. Për këtë ka dokumente të rëndësishme si të shërbimeve sekrete amerikane, ashtu edhe të presidentëve dhe politikanëve me emër të kësaj superfuqie.

Modifikuar më E mërkurë, 26 June 2019 21:51

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë dy të plagosur, 20-vjeçarja në gjendje të rëndë

Aktualitet

Aksident i rëndë dy të plagosur, 20-vjeçarja në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë në Elbasan, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi në rrugën e Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit...

Avioni me drogë në Divjakë, ekstradohet nga Belgjika i denuari me 7.4 vjet

Aktualitet

Avioni me drogë në Divjakë, ekstradohet nga Belgjika i denuari me 7.4 vjet

Një tjetër i kërkur bie në prangat e Policisë belge falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Interpol Tirana dhe Policisë belge. Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!