Bie besueshmeria e Reformës në Drejtësi. Ish-shefi i Euralius: BE neglizhonte rekomandimet tona

E mërkurë, 03 July 2019 20:34

Qëndrimet e presidentit Ilir Meta mbi rolin e ndërkombëtarëve në Reformën në Drejtësi kanë rikthyer në vemendje veprimtatine e misionit Euralius. Projekt i asistencës teknike të BE-së ne Reformen ne Drejtesi është kritikuar shpesh për qëndrimet në favor të qeverisë, aq sa tre vite më para, shefi i misionit të V, Rainer Deville u shkarkua pasi përktheu gabim disa ligje të Vettingut, që iu dorëzuan Komisionit të Venecias.

Ish-shefi i Euralius III, Joaquin Urias (2010-2014) në një intervistë për Zërin e Amerikës më datë 26 Maj 2014 kujton se në Shqipëri mungonte vullneti politik për avancimin e reformes dhe mbi të gjitha, BE neglizhonte rekomandimet e tyre.

“Misioni ka dy objektiva: t’i japë institucioneve mbështetje me ekspertizë ndërkombëtare dhe të informojë Bashkimin Europian se si po ecin gjërat. Sipas meje, të gjithë ekspertët e Euraliusit kanë bërë një punë mjaft të mirë. Por misioni nuk mund të përmbushet nëse mungojnë dy gjëra: duhet vullneti politik i autoriteteve shqiptare nga njëra anë dhe dikush që të dëgjojë në Bashkimin europian. Dhe mendoj se nuk kemi patur asnjërën prej tyre.

Me qeverinë Euraliusi ka patur situata të ndryshme. Për të qenë i sinqertë me disa ministra kemi patur marrëdhënie vërtetë të shumë të mira. Ata morën parasysh shumë nga propozimet tona. Por është ajo që thamë më parë. Nëse ne propozuam për shembull që të gjithë nëpunësit e gjykatave të jenë pjesë e shërbimit civili, qeveria tha Po. Por më pas ndryshoi pak qëndrim dhe tha “Po të gjithë do të jenë pjesë e shërbimit civil, por nuk do të hyjnë me konkurs. Ne do marrim njerëzit tanë”. Pra bëhen reforma, por në thelb nuk ndryshohet shumë. Mungesa e vullnetit ka qenë gjithnjë e pranishme.

Ana tjetër ka të bëjë me Bashkimin Europian. Komisioni europian përpiqet të paraqesë si pikëpamje teknike cka janë në të vërtetë pikëpamje politike. Ne jemi ekspertë dhe punojmë për cështje teknike. Ne i themi Komisionit se këtu nuk ka progres, apo aty ka përparim të vogël. Por Komisioni europian punon mbi një rrafsh politik. Vit pas viti bëhen Progres raporte ku ata përpiqen të nënvizojnë përparimet. Unë uroj që Shqipëria të marrë statusin, por nuk mund të thuhet se është bërë progres aty ku nuk është bërë, sespe kështu Shqipëria nuk ndjehet e motivuar. Ju solla më parë shembullin e sistemit informatik nëpër gjykata, për të cilin në cdo raport thuhet se është bërë progres dhe se në muajt e ardhshëm do të përfundojë. Ka vite të tëra, dhe s’është përfunduar.

Realiteti është se Komisioni europian e di që përparimi në fushën e Drejtësisë në Shqipëri nuk është aq i madh. Por komisioni nuk po tregohet i ashpër aq sa duhet me qeveritë e ndryshme shqiptare për t’i nxitur që të bëjnë reformat që duhen. Pra misioni ynë mund të jetë efikas, por nëse qeveria nuk ka një vullnet politik, dhe Komisioni europian nuk është i fortë për të thënë realisht të vërtetën dhe për t’i shtyrë që të bëjnë reforma, atëherë këto reforma nuk do të përfundojnë asnjëherë”, deklaron eksperti spanjoll.

 

Modifikuar më E Enjte, 04 July 2019 13:38

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...