Vuajtja me Mos-Zgjedhjet

Premte, 12 July 2019 17:13

Nga Dr. Tobias Ruttershoff

Zgjedhjet lokale në Shqipëri më 30 qershor 2019, bojkoti I opozitës janë kulmi i ngërçit politik që po zhvillohet për muajme rradhë dhe po e zhyt Shqipëri në gjithnjë në një krizë institucionale dhe kushtetuese. Partia Socialiste (PS) e drejtuar nga kryeministri Edi Rama mori pjesë në zgjedhje, edhe pse presidenti Ilir Meta I anuloi ato më herët për shkak të situatës së tensionuar duke i zhvendosur në tetor. Zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë paqësore, por me pjesëmarrje shumë të ulët dhe nuk u pranuan nga opozita. Mbetet të shihet se si vendi do të të zhvillohet në krizën më serioze të historisë së saj gjatë dekadës së fundit.

Gjendja alarmante e demokracisë në Shqipëri

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit ishin të parat në 30 vjet, kur forcat kryesore opozitare të vendit bojkotuan procesin zgjedhor. Si rezultat i këtij bojkoti,kishim në 30 komuna vetëm një kandidat të Partisë Socialiste dhe koalicionit të saj, ndërsa në 31 komuna të tjera në vend kishim dy deri në pesë kandidatët nga partitë e vogla. Bojkoti ishte akti i fundit i një konflikti të gjatë dhe të thellë ndërmjet Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Demokratike (PD) të udhëhequr nga Lulzim Basha, ndërmjet të cilit qëndron Shqipëria. Vendi ndodhet në buzë të një krize institucionale dhe kushtetuese të cilat kanë ndikim negativ në hapjen e bisedimeve të pranimit me Bashkimin Evropian (BE).

Mosmarrëveshja për zgjedhjet lokale dhe grindjet e mëparshme hodhën një dritë të keqe mbi kushtetutën demokratike të Shqipërisë. Deri në mes të shkurtit 2019, opozita njoftoi se do të linte mandatet parlamentare. Ajo e argumetoi këtë lëvizje radikale me faktin se nuk donte të shërbente "fasadë e një regjimi jodemokratik". Që nga dorëheqja e mandatit, kanë ndodhur disa protesta me pjesmarrje të gjerë në Tiranë, të shoqëruar pjesërisht nga trazira të dhunshme në të dy krahët. Si dhuna në protesta dhe dorëheqja e mandateve është kritikuar në mënyrë të përsëritur nga bashkësia ndërkombëtare. Me thirrjen "Rama Ik!"opozita bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe e akuzon për korrupsion, manipulimin e zgjedhjeve dhe lidhjet me krimin e organizuar. Në janar të vitit 2019 kishte Voice of America (VOA) dhe Rrjetit Kërkimeve Investigativ Ballkanik (BIRN), publikoi përgjimet të rregjistruara nga prokuroria, që tregonin se në disa qytete krerët e lartë të PS sëbashku me krimin e organizuar manipuluan votat në zgjedhjet e përgjithshme të 2017 dhe ato lokalet të zhvilluara në Dibër në 2016. Gazeta gjermane BILD botoi më 5 dhe 17 qershor 2019 përgjime të tjera ku del edhe vetë Kryeministri Rama.

Opozita (tani jashtë-parlamentit) deklaroi bojkotin për zgjedhjet lokale më 30 qershor. Kjo rezultoi jo vetëm në faktin se në shumë komuna pati vetëm një kandidat për kryetar bashkie, por edhe në komisionet zgjedhore, opozita gjithashtu nuk u përfaqësua. Edhe parlamenti aktualisht nuk është në gjendje të funksionojë për shkak të dorëheqjes së opozitës. Pas dorëheqjes së mandateve nga ana e deputetëve nga PD-së dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) kandidatëve të (mbyllur) vendet u plotësuan. Këta deputetë nuk njihen nga ana e PD dhe LSI si përfaqësues të opozitës; ata duhet të jenë blerë nga PS për të vepruar si manekinë.

Pjesa më e vështirë është sigurisht se gjyqësori shqiptar, dhe në veçanti Gjykata Kushtetuese, aktualisht nuk funksionon për shkak të procesit të "rivlerësimit" të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Procesi ende nuk ka sjellë rezultatet e shpresuara, por ka çuar në një paralizim të thellë të sistemit gjyqësor. Në vend të shqyrtimit dhe shkarkimit të gjyqtarëve në baza individuale, procesi i lustrimit (vetingu) u krye njëkohësisht për gjykatësit dhe prokurorët më të lartë. Për shembull, në Gjykatën Kushtetuese nga nëntë gjyqtarët, vetëm një kaloi procesin e vetingut, ndërkohë të tjerët dhanë dorëheqjet ose u shkarkuan. Meqenëse institucionet, të cilat do të shqyrtonin dhe përzgjidhnin kandidatët e rinj, ende nuk ishin krijuar, që nga viti 2018 Gjykata Kushtetuese u bë jofunksionale. Kjo çon ndër të tjera për faktin se vendimet e ekzekutivit nuk mund të shqyrtohen nga Gjykat Kushtetuese. Si rezultat, Shqipëria po përjeton një krizë të thellë politike vendore, pa një gjyqësor funksional, pa opozitë parlamentare dhe me një gjendje shoqërore të agravuar.

Presidenti Meta, zyrtarisht i pavarur por më parë kryetar i LSI, tashmë parti jashtë-parlamentit, njoftoi shtyrjen e datës së zgjedhjeve në 13 tetor. Pa pjesëmarrjen e opozitës, "nuk ka zgjedhje të sinqerta, demokratike dhe përfaqësuese", argumentoi ai. Kryeministri Rama megjithatë anuloi vendimin e presidentit dhe Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) gjithashtu insistoi në datën fillestare. Kështu, më 30 qershor, u zhvilluan zgjedhjet lokale, por për shkak të rrethanave - në veçanti, se në shumë bashki kishte vetëm një kandidat në fletëvotim - në të vërtetë nuk mund të flitet për një "zgjedhje" të vërteta.

Pa dhunë

Pas mbylljes së qendrave të votimit të dielën e kaluar, kishte të paktën lajme të mira: nuk pati dhunë. Në ditët e mëparshme, ka pasur raportime për sulme ndaj qëndrave të votimit për t’i ndaluar ato. Në ditën e zgjedhjeve, qeveria nxorri shumë oficerë policie për të parandaluar përplasjet gjatë procesit zgjedhor. Megjithatë, ishte gjithashtu e rëndësishme që kryetari i PD-së Basha bëri thirrje një ditë para zgjedhjeve në mënyrë eksplicite për protesta paqësore dhe distancim nga dhuna. Prandaj, qytetarët mundën të shkonin në votime në mënyrë të rregullt. Asnjë incident i madh nuk është raportua përveç se në disa qytete demonstruesit protestuan duke kënduar këngë komuniste kundër votimit monopartiak me qëllim që të talleshin me të.

Përkundrazi,zgjedhjet u zhvilluan të qeta, në kuptimin administrativ : Nga rreth 3.5 milion votues sipas rezultateve paraprake KQZ vetëm 812.249 ose 22.97% morën pjesë. Pjesëmarrja më e ulët u regjistrua në komunën e Lezhës, ku vetëm 8.93% e qytetarëve morën pjesë në zgjedhje. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha në një konferencë për shtyp se pjesëmarrja e votuesve ishte edhe më e ulët se ajo e raportuar nga KQZ, përkatësisht 15.12%. Për më tepër, PD vërejti shumë parregullsi në këtë proces votimi me vëzhguesit e saj, siç janë frikësimi i votuesve, blerja e votave, më shumë vota të hedhura se votues të regjistruar etj. [2]

Kryeministri Rama e quajti votimin paqësor "një fitore për një Shqipëri Europiane". Ai i bëri thirrje opozitës për dialog dhe i ftoi ata të bashkoheshin me reformën zgjedhore, ndërkohë që ai tha se, duke pasur parasysh reformën e gjyqësorit, nuk mund të negociohej. Kreu i opozitës Basha, nga ana tjetër, e përshkroi procesin zgjedhor si një farsë. Ai tha se ishte bërë një referendum anti-Rama, me 85 për qind të qytetarëve shqiptarë që bojkotuan procesin zgjedhor.

"Kujdes i ulët kundrejt interesave të elektoratit"

Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODHIR) të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila monitoron zgjedhjet në Shqipëri për disa vjet, publikoi një raport paraprak menjëherë pas zgjedhjeve. [3] Drejtuesja e Misionit ODHIR, Ambasadorja Audrey Glover, e cila e monitoroi procesin zgjedhor me 126 vëzhgues, e paraqiti atë në një konferencë për shtyp. Ajo përmendi shumë probleme të identifikuara edhe nga PD, të tilla si:

-Zgjedhjet lokale u karakterizuan nga një kujdes i ulët kundrejt interesave të elektoratit;

-I vetmi instucion që vendos për dekretin presidencial [zhvendosja e zgjedhjes] është Gjykata Kushtetuese;

-Vendimet e KQZ u karakterizuan nga paqëndrueshmëri, gjë që çoi në paqartësi ligjore;

-Ka pasur një presion të përhapur në administratë;

-Regjistrimi i Bindja Demokratike për zgjedhje ishte i paligjshëm;

-Mediat kryesore si Top Channel dhe Klan TV raportuan pozitivisht për qeverinë dhe negative për opozitën, bazuar në interesat e pronarëve të mediave.

Për opozitën, raporti ishte pra një konfirmim i pozitës së tyre. Megjithatë, Ambasadorja Glover bëri një deklaratë të qartë për vlefshmërinë e votës.

"Ne ende po mbledhim informacione dhe ende nuk kemi një pasqyrë të qartë të procesit zgjedhor. Deri sa të marrim këtë informacion, ne nuk mund të bëjmë ndonjë deklaratë për të thënë nëse këto zgjedhje përmbushin standardet zgjedhore ", tha Glover, duke shtuar se" nuk është misioni ynë është për të çertifikojmë zgjedhjet. Ne i monitorojmë ato dhe përgatitim një raport përfundimtar ". Me këtë ajo e zhgënjeu shpresën e shumë prej individëve për mosnjohjne e rezultatit të zgjedhjeve.

Protesta të reja dhe nevoja për diskutim

Topi tani është kthyer tek partitë shqiptare për të gjetur një zgjidhje për këtë krizë, sepse kryebashkiakët e PD-së kanë deklaruar se nuk do t‘i lëshojnë zyrat e tyre. Për këtë arsye Presidenti Meta njoftoi gjithashtu një propozim në një konferencë shtypi më 2 korrik. Ai propozoi të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet për presidentin më 13 tetor. Ai u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që të veprojnë si burra shteti dhe t'i zgjidhin vetë problemet. Megjithatë, ky propozim u refuzua gjithashtu nga kryeministri Rama, i cili vazhdon të ndezë krizën.

Të hënën, më 8 korrik, opozita mbajti protestën e dhjetë kundër kryeministrit Rama në zemër të Tiranës. Në prag të saj, analistët politikë ngritën jo vetëm çështjen e shpërthimeve të mundshme të dhunës, por në veçanti sa njerëz do t‘i bashkoheshin thirrjes së Kryetarit Basha dhe çfarë mesazhi do të dërgonte ai. Në Shqipëri, për fat të keq, është një zakon politik jo vetëm tranferimi i zyrave të politikanëve në rast të ndryshimit të pushtetit, dhe i atyre të mbështetësve të partisë së mundur, të cilët punojnë në administratë. Pas humbjes së të gjithë kryetarëve të komunave të mbetura, sidomos në fortesat e PD-së në Shqipërinë e veriut si Shkodër dhe Kukës, Prandaj, kërcënohet humbja e mijëra vendeve të punës të përkrahësve të PD-së, ku udhëheqja e partisë është gjithashtu nën presion nga strukturat e saj. Çështja e numrit të pjesëmarrësve në demonstratën e fundit u konsiderua si përcaktues për vetë kryetarin e partisë.

Dhjetëra mijëra njerëz dolën për të protestuar të hënën mbrëma, të cilat përsëri u zhvilluan në mënyrë paqësore. "30 qershor ishte një referendum për të keqen. Rama, ik ", thirri Basha në turmë, duke u thënë atyre të bërtisnin më. "Shqiptarët tani duan një ndryshim të vërtetë, një ndryshim përfundimtar dhe ne do ta kryejmë atë," tha kreu i opozitës, duke shtuar se protesta dhe veçanërisht përfshirja e shumë anëtarëve të partisë mund të shërbejnë si një konfirmim paraprak i bazës së partisë për kursin e Bashës. Do të jetë interesante, për shembull, në mes të gushtit, kur PS, pas publikimit të rezultatit zyrtarë përfundimtar nga KQZ dhe konfirmimit nga gjykata, do të përpiqet të marrë zyrat e kryetarëve të bashkisë .

Ndërkohë, parlamenti shqiptar votoi të hënën për të ngritur një komison të posaçëm për të nisur një hetim ndaj Presidentit Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës. Rama, i cili e kishte mbështetur presidentin në zgjedhjen e tij në vitin 2017, tani e akuzon atë si "armik i kushtetutës shqiptare", pasi ai u përpoq të shtyjë zgjedhjet lokale duke hequr dorë nga dekreti i tij. Për shkak të parlamentit aktual të dominuar nga PS, pritet që të merret vendimi për të shkarkuar Metën. Në fund të fundit, megjithatë, Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për të, por ajo, siç është u përshkrua më lart, aktualisht është jofunksionale.

Shqipëria po ecën për një verë që nuk është vetëm e nxehtë për shkak të motit , por edhe politikisht "e nxehtë". Frontet politike janë ngurtësuar dhe një marrëveshje për të ardhmen e vendit aktualisht duket shumë e largët. Një qasje do të ishte një ndërmjetësim ndërkombëtar ndërmjet antagonistëve, ku nuk është e qartë se sa e fortë është gatishmëria për të folur ose gatishmëria për të zbatuar kompromiset e arritura. Për t'i bërë gjërat edhe më keq, BE-ja është e zënë me veten pas zgjedhjeve evropiane dhe grindjeve në posedimin e posteve të larta, kështu fokusi për situatën në Shqipëri ëshhtë i pakët.

Lidhja e Shqipërisë me Perëndim është në të vërtetë e vetmja pikë ku bashkohen dy kampet politike. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe që nga viti 2014, një vend kandidat për në BE. Sipas sondazheve, deri në 95 përqind e popullsisë dëshiron anëtarësim në BE, vlera më e lartë në Ballkanin Perëndimor. Jo më pak për shkak të ngërçeve politike dhe konfuzioneve të muajve të kaluar, fillimi i negociatave për anëtarësim u shty. Mbajtja e zgjedhjeve të lira është një nga kërkesat kryesore të BE-së ndaj vendeve kandidate. Me këtë parodi të zgjedhjeve, vendi nuk ka bërë paraqitje të mirë në për këtë çështje. /Autori është, shef i zyrës se Fondacionit Konrad Adenauer në Tiranë/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...