PS ndryshon ligjin/ reagon Tufa: Do na dorëzojnë në duart e ish-oficerëve operativë të ish-Sigurimit

Tuesday, 16 July 2019 09:04

Kreu i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka reaguar për vendimin e maxhoranëcs për të ndryshuar ligjin në të cilin vepron Institucioni që ai drejton.

Tufa thekson në mesazhin e tij ligji do ndryshojë vetëm dy nene, që sipas tij do detyrojnë anëtarët e këtij Instituti të pajisjen me certifikate sigurie.

Sipas tij, në rast se nuk merr certifikonte, atëherë personat do largohen nga puna. Por për Tufën është e qartë se kush janë personat që nuk do e marrin këtë certifikate dhe kjo sipas tij është me porosi.

“Të nderuar gazetarë të vërtetë, Nëse ju intereson farsa e radhës, Ju njoftoj se ditën e martë, datë 16.07.2019, ora 10:00, në Komisionin e Ligjeve do të zhvillohet mbledhje me rend dite si më poshtë: Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 10.242 datë 25.02.2010  “Për institutin e studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri”

Relatore znj. Klotilda Bushka.  Bëhet fjalë për ndryshimin e një neni, që na ndalon studimin e periudhës se luftës (këtë sa për sy e faqe) dhe për një ligj që na detyron të pajisemi të gjithë me certifikata sigurie. Kujt nuk do ia japin, ai duhet të lërë punën.

Dhe dihet se kujt nuk do ia japin me porosi. Thjesht na dorëzojnë në duart e ish-oficerëve operativë të ish-Sigurimit famëkeq të diktaturës.

Ne do ta kundërshtojmë vendosmërisht këtë ndërhyrje thellësisht të paligjshme! Kërkojmë mbështetjen tuaj!”, thekson Tufa. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...