Haradinaj: Taksa ndaj Serbisë nuk hiqet deri në njohjen e Kosovës

Hënë, 22 July 2019 19:57

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, kryeministri i dorëhequr i Kosovës Ramush Haradinaj komentoi aktualitetin në Kosovë e më gjerë, vendimin e tij për dorëheqje dhe atë çfarë pritet të ndodhë në vend.

Por Haradinaj nuk la pa përmendur as temën e nxehtë të copëtimin të territoreve në sajë të marrëveshjes Kosovë-Serbi.


I pyetur nga gazetari Çim Peka nëse, ka pasur një ofertë konkrete që të pranojë ndryshimin e kufijve, të hiqet taksa, Haradinaj nuk e mohoi diçka të tillë.

“Është provuar në mënyra të ndryshme për dobinë e fleksibilitetit. Nuk kanë guxuar hapur me ma sjellë në tavolinë. Unë i takoj një agjende tjetër. Jam i gëzuar shumë që ka një vetëdije në popull kundër ndarjes. Nuk është më Kosova as e 17 shkurtit as e GJND. Qëndrimi i taksës nuk është populizëm, ishte qëndrim. Po më kanë pyetur çfarë jepni ju për njohjen. Sa për Merkel ajo ka një qëndrim shumë të qartë kundër ndarjes”, u shpreh lideri i AAK-së.

Teksa u ndal edhe te taksa ndaj produkteve serbe, Haradinaj u shpreh i vendosur se ajo nuk do të hiqet derisa Beogradi të njohë shtetin e Kosovës.

“Taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet nga Kosova. Kjo taksë do të qëndrojë deri në ditën kur Serbia të njohë Kosovën shtet. Ndërkombëtarët janë duke bërë gabim duke bërë një presion kaq të madh ndaj Kosovës. Ky presion nuk sjell asnjë gjë të mirë as për Kosovën dhe as për rajonin”, u shpreh Haradinaj përballë gazetarit Çim Peka.

Modifikuar më Tuesday, 23 July 2019 12:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...