Haradinaj rrëfen ofertat që i janë bërë: Askush s‘do mundet ta ndajë Kosovën, Trepça është e jona

Hënë, 22 July 2019 20:03

Ramush Haradinaj ka deklaruar se askush nuk do mundet ta ndajë Kosovën dhe as ta destabilizojë atë.

Ai e bëri deklaratën në një intervistë për Syri.net, ku theksoi se dorëheqja e tij nga posti dhe vajtja si qytetar i lirë në Hagë, bëhej për nderin e shtetit të Kosovës.

‘S’ka me mujt askush me i prek kufijtë e Kosovës, Putini s’ka me hy këtu, Dodik Republik nuk do ketë në Shqipëri. Bashkësia ndërkombëtare po bën shumë gabim që po i bën presion të papërballueshëm Kosovës për heqjen e taksës. Me këtë presion ata po rrezikojnë stabilitetin në vend dhe në rajon.’ – tha Haradinaj.

Ai shtoi më tej se i intereson stabiliteti i vendit dhe i rajonit por presioni i ndërkombëtarëve për heqjen e taksës dhe ndarjen e Kosovës rrezikojnë këtë stabilitet, duke shtuar asnjë amerikan nuk është për ndarjen e Kosovës.

‘Mua më intereson stabliliteti i vendit tim. Por tentativat për Dodik’ Republika krijojnë destablilitet në vend. Asnjë amerikan nuk është pro ndarjes së Kosovës. Nuk kam takuar asnjë amerikan që kërkon ndarjen e Kosovës. Ç’ka jepni ju për njohje nga Serbia. Na është bërë si ofertë. Trepça është Kosovë dhe të gjitha pasuritë e tjera janë të saj. Ofertat më janë bërë nga ai vend ku sot je ulur ti si gazetar, por Kosova s’do ndahet.’ – theksoi ai.

Modifikuar më Tuesday, 23 July 2019 12:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...