Struci Veliaj nën hijen e memorialit të Erdoganit

Tuesday, 13 August 2019 13:13

Nëse kritikët e kanë shndërruar në një anekdodë qesharake maninë e Erion Velisë për tu shfaqur kudo, një gjë së paku nuk mund t’ia mohojnë: instiktin për të nuhatur atë që i bën dëm. I ndërgjegjshëm se pakti me Ramës dhe Erdoganit, për të ngritur në Tiranë një monument të viktimave të grushtit të shtetit që desh rrëzoi sulltanin e ri nga pushteti, Veliaj është kujdesur në mënyrë metikuloze që fytyra e tij të mos fiksohet askund si e lidhur më këtë ngjarje.

Ndonëse gjithçka ka të bëjë me të varet nga bashkia e Tiranës, edhe emri i rrugës 15 korriku, edhe ngritja e memorialit dhe e parkut. Lali Eri ka lujtur me talent rrolin e skuthit. Ndryshe nga sa bën çdo herë, kur edhe një tullë po të vihet ai nxjerr fytyrën, thërret kamerat, dhe shpërndan kronikën e gatshme të përgatitur nga zyra gjigante e shtypit të bashkisë, kësaj radhe në arkivat e tv nuk ka as një freame filmime.

E vetmja kronikë filmike që ka plasur gjithë rrëmujën është shpërndarë nga ambasada turke (poshte) e cila ka shpërndarë pamjet e televizioneve të këtij vendi, që e kanë transmetuar atë që ndodhi në Tiranë për ti shërbyer nevojave propagandistike të regjimit islamo konservator të raisit Erdogan.

Dhe çarë vërehet aty?

Së pari, se Veliaj nuk ka qenë prezent por meqë ishte një aktivitet i detyrueshëm për bashkinë, ka shpënë aty zëvendësin e vet besnik, Arbër Maznikun (poshte). Pra edhe fytyrën e ruante edhe detyrën e përmbushte.

Së dyti, në faqen on line të bashkisë nuk ka snjë njoftim për aktivitetin e 15 korrikut. Pra Kryetari i Tiranës edhe do të ngulë një monument në mënyrë klandestine edhe nuk do të mbajë përgjegjësi për këtë akt, për të cilin ai ka dhenë leje.

Së treti, kur është pyetur nga Zëri i Amerikës zëdhënësi i bashkisë ka gënjye duke thënë se për këtë aktivitet duhet të pyetet Ministria e Jashtme. Megjithëse media amerikane ishte e bindur se emrat e rrugëve, parqeve dhe lejen për ngritje memorialësh janë kompetencë e bashkisë, ajo iu drejtua edhe këtij institucioni. Përgjigjja diplomatike qe: ‘Nuk jemi marrë ne me këtë punë”.

Pra është e qartë siç tregohet edhe nga prezenca e nënkryetarit të bashkisë mazniku se këtë gjë për të cilën i vjen turp që e ka bërë, e ka vendosur dhe vulosur Lali Eri. Natyrisht ai ka qenë vetëm zbatuesi sepse urdhrin dyshohet që e ka dhenë Edi Rama, i cili tre ditë pas ceremonisë së 15 korrikut, fluturoi për një drekë private në rezidencën e Erdogan në Marmara.

Por, interesante është të shihet si po përdoret kryeqyteti, për një gjë për të cilën drejtuesit të tij i vjen turp dhe mundohet të fshihet.

Interesante gjithashtu në këtë histori është të vëzhgohet aftësia manipuluese e Veliajt po aq dhe instikti i tij për të mos u afishuar me lajmet që i bëjnë dëm. Fakti se edhe mbështetës të flaktë të kësaj shumice u revoltuan me këtë akt të fshehtë prej skuthash, tregon se kryebashkiaku e dinte se kjo do të ndodhte. Ai e ka parandjerë se një gazetare antiberishiste si Albana Xhara do të shkruante se kjo që ka ndodhur është turp për çdo shqiptar: “Kjo maskaradë e shtetit shqiptar, duke i ngritur përmendore sistemit tiranik – me qindra mijë të burgosur – të Erdoganit është kulmi i turpit. Kjo turpëron çdo shqiptar kudo që gjendet e jeton”.

Kritiku i opozitës, shkrimtari Gazmend Kapllani do të bënte thirrje për shkuljen e monumentit: “Gjera te tilla te vjen turp ti lexosh nga larg. Imagjino sa peshtire duhet te jete ti perjetosh nga afer. A ka mundesi te shkulet sa me pare nje monument i tille turpi megjithe ata kryet qe e ka vene aty duke perdhunuar qytetin dhe qytetaret Shqiptare kudo qe ndodhen (dhe shume qytetare demokrate Turq gjithashtu)? Ca lloj fare eshte kjo qe na mbiu, qe prishin ndertesat e arkitekteve te shquar Italiane dhe i ngrene monumente – jo popullit Turk me te cilin na lidhin nje mije fije – por Sulltanit despot?

Kudo postimet në rrjetet sociale po vlojnë. Ndërsa Erion Veliaj u mundua edhe njëherë të fshihte kokën si struci, për atë që ka vendosur vetë, pak rëndësi ka si lake i urdhëruar nga Rama, apo me kokën e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...