Përgjigja alternativë e një kryeministri dinjitoz

Diel, 25 August 2019 13:21

Nga: Besart Kadia

Para pak ditësh në qendër të Tiranës një djalë 26 vjeçar vritet nga bashkëmoshatarët e tij për një montim kondicioneri në pronën e babait të tyre. Ngjarja ishte shumë e rëndë duke theksuar pasigurinë në rritje të të jetuarit në Shqipëri. Kjo vrasje ndodh pasi 2 punëtorë bien nga skela e vdesin në vendin e punës e disa javë pasi një qytetar vritet nga shkëmbimi i zjarrit mes të rinjve në qytetin e Kavajës. Ngjarje të tilla shërbejnë si reflektim kombëtar. Qytetarët duhet të ndalen e ti kërkojnë llogari qeveritarëve për politikat e tyre zyrtare përsa i përket uljes së kriminalitetit në vend dhe rritjes së sigurisë së të jetuarit në Shqipëri.

Një qytetar shkruan në një koment në Facebook-un zyrtar të kryeministrit Rama : “Po per 26 vjecarin e vrare me plumbe ne koke, ne mes te dites, ne orarin e punes…nuk keni asgje per te thene ose per te bere? Apo nuk eshte pergjegjesia juaj…i takon ndonje instutucioni tjeter, ndoshta policise? Apo ca them une, ju i keni marre te gjitha persiper…edhe plehrat”

Komenti me të drejtë kërkon llogari nga Kryeministri dhe i indinjuar nga ngjarja kërkon një përgjigje zyrtare….por përgjigja nuk është e tillë : “Patjeter qe eshte pergjegjesia e Policise se Shtetit, e cila sa per dijenine tende e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar kater kafshe deri tani! Sa per çfare kam marre une persiper, ti mos u merzit, madje merr edhe ti persiper ndonje gje, per shembull mos i hidh plehrat pertoke [????] ”

Ndër vite kam parë zero interes në komentet e bëra në faqen e Facebook të kryeministrit. Por kësaj here ngjarja ishte aq e rëndë dhe përgjigja aq ofenduese, sidomos me shkeljen e syrit në fund, sa më dukej si shkelje syri kërcënues për këdo që kërkon të mendojë e kërkojë llogaridhënie nga pushteti në Tiranë. Ndaj ne formën e kritikës po mendoja si do ishte një përgjigje zyrtare alternativë:

I nderuar qytetar. Si kryeministër i vendit dhe për mua ishte një lajm shokues humbja e jetës së të riut në mes të Tiranës. Askush, përsëris askush, nuk duhet të ndihet i pasigurt në rrugët e Shqipërisë aq më tepër gjatë orarit të punës në mes të Tiranës. Unë i shpreh ngushëllime familjes dhe po marr këtë rast për të theksuar politikat e kësaj qeverie për te shmangur raste të tilla në të ardhmen. Policia e shtetit, megjithëse reagoi shpejt e në kohë duke ndaluar katër të dyshuar, sërish ka nevojë për më shumë staf, financim e trajnim për të parandaluar raste të tilla. Për këtë arsye megjithë presionet që ka buxheti i shtetit këto vite për ne sërish financimi i Policisë se Shtetit do të mbetet prioritet. Ndaj për 2018 financimi për Ministrinë e Brendshme ishte 21.110 milionë lekë nga 19.000 milionë lekë në 2015. Në synojmë të rrisim pagat dhe financimin për këtë ministri dhe më tej në të ardhmen. Por, sfidat e Shqipërisë janë të shumta dhe Policia e Shtetit pavarsisht punës e profesionalizmit në rritje nuk mundet ti bëjnë ballë krimit të vetëm. Kjo kërkon një përpjekje të gjithanshme të institucione shtetërore për të qenë të ashpër ndaj krimit por dhe ndaj arsyeve të çojnë në krim.
Dhe ne besojmë se arsimim me i mirë, një rol më i lartë i komuniteteve fetare dhe kulturore, integrim më i shpejtë dhe institucional e social i qytetarëve të ardhur nga rrethet në metropol, besimi në ligj dhe në gjykata janë disa masa që do frenojnë këto krime të padenja për shoqëri të civilizuara. Rasti në fjalë tregon pikërisht dështimet ndër vite të shtetit shqiptar për të garantuar institucione që i shërbejnë qytetarit të thjeshtë pavarsisht prejardhjes. Babai i viktimës me të drejtë shpreh mosbesim për sistemin gjyqësor dhe unë dua ta siguroj se çfarë unë dhe qeveria kemi në dorë për të rregulluar këtë sistem po e kryejmë. Por kjo kërkon kohë!
Ndaj deri sa sistemi gjyqësor të jetë vetëm në shërbim të së drejtës kërkoj dhe nga ty I dashur qytetar që të ndryshojmë sjellje si shoqëri në një përpjekje të përbashkët për të ulur sa më shumë tensionet sociale e për të kontribuar me sa të mundemi me ndihmë dhe besim në forcat e rendit si dhe në informim në kohë për të parandaluar këto raste. Nuk duhet të jemi indiferent ndaj vendit dhe njerëzve me të cilët kemi vendosur të ndërtojmë jetët tona në Shqipëri.
Të siguroj që përsa kohë do jem në krye të qeverisë do të bëj çmos që Policia e Shtetit të ketë të gjitha burimet financiare dhe të kryejmë ndryshimet e nevojshme për të parandaluar raste të tilla.
Dhe njëherë i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës dhe kam dhënë udhëzime që të gjitha shpenzimet dhe ndihma të tjera që mundet të nevojiten do të mbulohen nga shteti.

Me respekt,
Edi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...