Gjykata Administrative hedh poshtë vendimin e KED—tjetër rast i dështimit në hartimin e reformës në drejtësi

E Enjte, 29 August 2019 13:11

Nga Alba Mborja 


Gjykata Administrative hedh poshtë vendimin e KED—tjetër rast i dështimit në hartimin e reformës në drejtësi

Gjykata Administrative e Apelit vendosi dy ditë më parë të rikthejë në garën për anëtare të Gjykatës Kushtetuese juristen Zhaklina Peto, e cila u përjashtua nga gara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED).

Ky vendimi ka nxjerrë në pah një tjetër problem të reformës në drejtësi: ndërsa janë krijjuar institucione të reja të posaçme të administrimit të sistemit të reformuar të drejtësië, vendimin final, si në këtë rast, e marrin institucione të tjera.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas Kushtetutës, është organi që vlerëson dhe rendit kanditatët për antërë të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Apeli Administrativ ka treguar se mund të kandidojnë edhe kandidatë që KED i vlerëson të papështashëm për të qenë gjyqtarë kushtetues.

KED ka sqaruar se vendosi të ndalonte kandidimin e zonjës Peto, pasi kishte zbuluar probleme me pasurinë e saj. Ky vendim u ankimua nga zonja Peto në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila vendosi që të shfuqizonte vendimin e KED, duke e detyruar këtë të fundit të rikthente në garë zonjën Peto. Vendimi është i formës së prerë dhe i paapelueshëm: KED duhet ta zbatojë dhe ta rifusë në garë zonjën Peto.

Ky vendim nxjerr në pah dy probleme të rëndësishme.

Së pari, ai tregon se pavarësisht procesit të verifikimit që bën KED, është gjykata ajo që vendos mbi listën e kandidatëve. Praktikisht, çdo vendim i KED-së është i pavlefshëm kur gjykata vendos ndryshe. Madje, sipas Ligjit për Organet e Drejtësisë, vendimi i gjykatës është i formës së prerë dhe duhet të zbatohet nga KED. Neni 122 pika 2 përcakton:

“Gjykata Administrative e Apelit vendos brenda 7 ditëve nga dita e dorëzimit të ankimit. Vendimi i saj është përfundimtar dhe i formës së prerë.”

Së dyti, vendimi për rikthimin e Petos vë në pikëpyetje të gjithë procesin e minivetingut që bën KED-ja. Sipas Ligjit për Organet e Drejtësisë, KED bën rivlerësim në të trija kriteret: pasuror, të figurës dhe të profesionalizmit të kandidatëve që vijnë nga jashtë gjyqësorit.

KED e skualifikoi zonjën Peto me argumentin se ajo nuk justifikonte pasurinë, duke u bazuar në raportin e ILDKPI-së, e cila u shpreh se Peto “ka bërë deklarim jo të saktë, ka bërë fshehje të pasurisë, dhe nuk justifikonte të ardhurat e saj”.

KED mori një ekspert të pavarur për të verifikuar pasurinë e zonjës Peto dhe sërish vendosi të ndalojë kandidimin e saj.

Por Gjykata Administrative e Apelit e hodhi poshtë këtë vendim, duke ngritur dyshime se procesi i rivlerësimit nga KED nuk ishte i drejtë dhe i saktë.

Vendimi për Zhaklina Peton nuk është i vetmi rast që ka rrëzuar KED, pasi gjykata administrative ka vendosur rikthimin në garën për në Gjykatën Kushtetuese edhe të Vasil Bendos.

Ndërkohë edhe gjashtë kandidatë të tjerë kanë ankimuar vendimin e KED për ndalimin e tyre në garën për në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi i apelit administrativ shton akoma më shumë dyshimet edhe për kandidatët që janë kualifikuar nga KED për garën për në GJK dhe ILD.

Nëse gjykata do të vendosë shfuqizimin e vendimeve të KED, atëherë do të vendoset një standard tjetër në veprimtarinë e KED dhe një tjetër autoritet mbi vendimet e tij.

Kjo gjë bie ndesh së paku me frymën dhe vullnetin e reformës në drejtësi, si dhe hedh dyshime të reja mbi aftësinë e hartuesve të reformës, të cilët kanë ngritur institucione dhe procedura pa vlerësuar fare bëshmërinë dhe ecurinë e tyre në praktikë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...