Të dëgjosh OSBE-ODHIR apo Ulsiun

Premte, 06 September 2019 16:11

Raporti i OSBE/ODHIR ishte njolla më e zezë në historinë e zgjedhjeve shqiptare pas rënies së komunizmit. Priteshin këto konkluzione, por nuk pritej kjo heshtje e kryeministrit ndaj të zezës mbi të bardhë që organizata për sigurinë dhe bashkëpunimin OSBE si dhe ODHIR konstatuan në votimet moniste në Shqipërinë e vitit 2019.

Shumë pika të raportit ishin ogurzeza dhe shtrojnë nevojën e një zgjidhje konkrete emergjente, ishin në koherencë me qëndrimet dhe të Presidentit të Republikës Ilir Meta për rrëzimin e zgjedhjeve.
Raporti i OSBE-ODIHR konstatoi shkatërrimin e besimin të publikut tek legjitimiteti i zgjedhjeve, administrata e njëanshme zgjedhore minoi besimin e publikut tek procesi zgjedhor,  votuesve iu mohua mundësia të zgjidhnin në 30 qershor mes alternativave si dhe punonjësit e administratës publike u vendosën nën presion politik. Ishte raporti i OSBE-ODHIR që konstatoi se votimet e 30 qershorit u mbajtën në klimën e pasigurie juridike si dhe nën një terren të krizës politike dhe institucionale.
OSBE-ODIHR: konstatoi se është Gjykata Kushtetuese, organi i vetëm që vendos mbi kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale. Kuptohet që po raporti i OSBE-ODIHR konstatoi që gjyqtarët e kolegjit zgjedhor janë ndikuar në pavarësinë e tyre duke pasur presion për shkak të vettingut kur rrezuan gjoja dekretin e Presidentit gjë që nuk është kompetencë e tij. Është po OSBE-ODHIR që sërish konstatoi faktin që ishte shkelje mosbotimi i dekretit të Presidentit për datën e re zgjedhor më 13 tetor.
Këto konstatime të raportit janë në koherencë të plotë me vendimet dhe dekretet e Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Kur tashmë panorama e situatës së votimeve moniste është e qartë për çdo shqiptar dhe ndërkombëtar, e shkruar e zeza mbi të bardhë nga OSBE-ODHIR, Rilindja me zarat si; taoballët dhe ulsinjtë vazhdon sulmin politik mbi Presidentit e Republikë. Kur tashëm arbitri i besuar mes palëve ndërkombëtar ka konstatuar ato cfarë presidenti i vendit ka ngritur si shqetësime si dhe ka konstatuar shkelje ligjore nismat e mazhorancës të KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, çfarë mund të pritet të thotë Komisioni i hetimit të tij me në krye Ulsi Manjën. A do të mundet Ulsiu një akuzuar për vjedhjen e votave në Dibër në zgjedhjet e pjesshme lokale, i dal në përgjimet e Bild dhe që duhet të kap llogari për çfarë ka bërë të mund të guxojë të hetojë në përmes një debati qoftë dhe politik presidenti e vendit, Ilir Metën. Në fakt jo vetëm që nuk ka çfarë të hetojë pasi tashmë të gjitha pretendimet e Rilindjes janë rrëzuar  nga OSBE-ODHIR, por dhe se presidenti i vendit nuk ka bërë asnjë shkelje veçse ka ushtruar kompetencat që ia njeh Kushtetuta dhe ligji. Përballja e Ulsiut me presidentin e vendit Ilir Meta nuk ka se si të ndodh në fakt, ajo jo vetëm do të jetë e sikletshme për njeriun që akuzohet për dhunim të procesit zgjedhor siç është Ulsiu por dhe tashëm shqiptarët pas raportit të OSBE-ODHIR shtrojnë pyetjen: Kë të besojmë OSBE-ODHIR apo Ulsiun?

Modifikuar më Saturday, 07 September 2019 09:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...