Pa shpresë duket, me thënë të drejtën

Tuesday, 17 September 2019 11:27

Nga Ylli Manjani.

Shqiptarët merren të gjithë me politikë. Edhe ata pa parti, me politikë merren. Por nuk kanë asnjë mjet politik në dorë për të marrë vendime. Kjo gjendje i ndan ata spektatorë dhe në militantë. Këta të fundit janë dekori për të mbushur skenën, ku luajnë politikanët që ta shohin spektatorët. Ndërkohë kjo "loja" e politikanëve është në emër dhe në kurriz të spektatorëve dhe militantëve së bashku. Spektatorët, të velur me aktrimin e të njëjtëve aktorë, presin të zbarkojnë në skenë "aleatët". Kanë që në vitin 1944 që presin.... Por, hiç!

Vetëm ekspertë të lodhur e dështakë, që shpikin e sajojnë reforma,që në vendet e tyre nga vijnë, nuk do guxonin as t'i mendonin. Ndërkohë spektatori duartroket. Duartrokitjet shtohen shumë kur aktorët tanë politikanë zgërdhihen në ndonjë foto me ndonjë udhëheqës të huaj. Foto është paguar me lekët e spektatorëve, por punë e madhe! Për duartrokitje paguhet gjithandej...

Një pjesë e spektatorëve ikin fare nga shfaqja. Ikin në emigracion. Por disa prej tyre që ikin, këtu e kanë mendjen tek shfaqja. Çfarë tha aktori kryeaktorit.... Po aleatët?!

Pa shpresë duket, me thënë të drejtën ...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...