“Përgjigjen negative e dha Edi Rama”- Lulzim Basha thumbon prezencën e OSBE-së në Tiranë: Ja për çfarë duhet të shprehet

E mërkurë, 18 September 2019 16:23

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka thumbuar prezencën e OSBE-së në Tiranë, duke thënë se nuk është shprehur për raportin final të publikuar nga OSBE-ODIHR për 30 qershorin dhe për çështjet që kanë të bëjnë drejtpërdrejte me mandatin e saj.

Basha tha se prezenca e OSBE-së në Tiranë nuk ka folur as për tre kryebashkiakët e akuzuar nga opozita si të dënuar për vepra penale.

“Ne u kthemi dhënë një përgjigje komunitetit ndërkombëtar dhe për fat të keq, një përgjigje negative ka ardhur nga Edi Rama me alibinë se do përgjigjej pas 30 qershorit.

Nuk jemi ne pengesa për një proces transparent, parimor dhe gjithëpërfshirës të krizës, por është Edi Rama që s’mund të fshihet pas letrave publike apo letrave që çon me Damian Gjiknurin, pavarësisht se kushdo tjetër që firmos ato letra duhet të analizojë përgjegjësinë.

Sa i takon OSBE-së në Tiranë pres akoma që OSBE-ODIHR të shprehet për raportin e OSBE-ODHIR, pres akoma të shprehet për tre kryebashkiakët me rekorde kriminale.

Pres të shprehet për shkeljen e Kushtetutës dhe të ligjit. Mendoj që këto janë të rëndësishme që shqiptarët ti dëgjojnë. Nuk kemi dëgjuar asnjë nga OSBE-ja, edhe pse janë çështje që kanë të bëjnë me mandatin e drejtpërdrejte të OSBE-së”, ka thënë Basha./Panorama.al

Modifikuar më E mërkurë, 18 September 2019 18:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...