SHBA, Robert O'Brien emërohet këshilltar i Sigurisë Kombëtare

E mërkurë, 18 September 2019 18:43

Presidenti i SHBA Donald Trump emëroi të mërkurën negociatorin Robert O'Brien si këshilltar të sigurisë kombëtare.

O'brien zëvendëson zotin John Bolton i cili dha dorëheqjen nga ky post javën e kaluar.

O'Brien është i dërguar presidencial për çështjet e pengjeve në Departamentin e Shtetit dhe ka një karrierë të gjatë në qarqet republikane të politikës së jashtme.

Presidenti Trump e bëri njoftimin në Twitter, menjëherë pasi shpalli se do të rrisë në mënyrë të ndjeshme sanksionet kundër Iranit.

"Kam punuar gjatë dhe shumë me Robertin. Ai do të bëjë një punë të shkëlqyer!”, shkruante Presidenti Trump në Twitter.

O'Brien është një jurist me përvojë i cili që nga viti 2018 ka punuar për të liruar pengje amerikane që mbaheshin nga vende si Koreja e Veriut dhe Turqia.

Ai është partner themelues i firmës Larson O'Brien dhe do të shërbejë si këshilltari i katërt i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...