Diplomaci e vrapit nëpër sallonet e OKB-së

Hënë, 23 September 2019 20:21

Këtij kryeministri  ia kanë bërë të qartë kancelaritë perëndimore problematikën që ky njeri ka me parimet e  demokracisë me të cilat qeveriset një vend me krimin e organizuar dhe me çështjen e votës si parimi themeltar i demokracisë.

Të qartë ia bëri edhe kancelaria gjermane me 9 kushtet tërësisht të parealizueshme nga ky njeri.

Trumbetimi që vetë ai dhe megafonat e tij në ca portale që janë të gjithë janë baraz ERTV, i bën takimit të tij me kryeministrin grek Mitsotakis është një megalomani butaforie që reflekton tipin e vetë shefit të rilindjes.

Meqenëse nuk e presin dhe i kanë dhenë detyra shtëpie të parealizueshme diplomacia shqiptare dhe agjenda e këtij kryeministri është katandisur në një vrap nëpër sallonet e OKB-së për të kapur ndonjë takim dhe për t’ia shitur shqiptarëve që kanë mbetur brenda territorit.

Ja ku është Athina, 1 orë e 15 minuta me avion. Me charter të paguar kushedi se çfarë lekësh,  është më pak. Por Athina zyrtare dhe ky kryeministër ia ka bërë të qartë pjesën e  negociatave dhe dëmtimit të marrëdhënieve që Rama i ka bërë midis dy vendeve. Kjo diplomaci, me vrap nëpër sallone, nuk është gjë tjetër veçse izolimi i madh në këtë dimër të vetmuar. / REDAKSIONALE

Modifikuar më Tuesday, 24 September 2019 18:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...