Çim Peka për Fevziun: Kam përballë një të sëmurë mendor dhe ‘tërmetet’ e Blushit

Tuesday, 24 September 2019 14:56

Gazetari dhe drejtuesi i agjencisë së lajmeve SYRI.net Çim Peka reagoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu në lidhje me akuzat e bëra nga Edi Rama dhe ministrat e tij.

Më poshtë intervista e plotë e dhënë nga gazetari Çim Peka:

Blendi Fevziu: Mirëmbrëma Peka! Besoj se i keni parë pamjet e asaj që ka ndodhur dje. Është bërë përgjegjës portali juaj me një lajm sipas të cilit, në titull thuhej ‘Dilni nga shtëpitë, pritet një tërmet i fortë në orën 23:30’. Çfarë ka ndodhur në fakt?

 
 

Çim Peka: Në fakt ka ndodhur ajo që nuk duhet të ndodhte në media. I vetëdijshëm që ky lajm dhe lajmet para tij, të filluar në orën 15 nga Top Channel, sigurisht që e kanë trembur opinionin. Në fakt, e vërteta e lajmit është kjo:

Në orën 15:00, Top Channel ka dhënë një intervistë të sizmologout të famshëm grek, i cili tashmë është bërë lajm, ku lajmi i Top Channel thotë se ‘... në orët në vijim, tërmetet mund të jenë shkatërrimtarë, ndaj kini kujdes!’

E klikon, e klikon këtë lajm në Google dhe .. Top Channel ka fshirë lajmin dhe ja çfarë del: (Tregon në celular)

Blendi Fevziu: Top Channel nuk thotë se ka dhënë lajm – të paktën me aq sa kam parë unë, nga ajo që gjendet. Ka thënë thjesht se pritet të ketë stuhi dhe probleme të tjera.

Çim Peka: Edhe ky lajm nuk gjendet më. Edhe ky lajm është fshirë. (Tregon në celular) Kjo është...

Top Channel në edicionin e lajmeve të orës 15 ka dhënë intervistën dhe më pas, në intervistën e Top Channel të marrë nga të gjithë mediat, thuhet se sizmologu grek paralajmëron që tërmetet në të ardhmen, në orët në vijim, të kini kujdes, se mund të jenë më të lehtë, por mund të jenë shkatërrimtarë, sepse janë dëmtuar banesat nga tërmeti i parë.

Më vonë, kjo e provuar me foto, nga gazeta Shekulli, ka dalë lajmi me orë, që në orën 23:30...ajo që tashmë është bërë e njohur.

Unë, duke qenë se isha në udhëtim, hap Facebook-un në momentin e parë që ulem në lokal për të parë çfarë ndodh dhe më del lajmi i 360 Gradë, ku thotë të njëjtën gjë. Dhe unë bëj një status në fakt dhe i nis redaksisë një shënim urgjent që ‘po ju mashtrojnë, janë lajme për klikime’ dhe sqaroj teknikisht që kjo është e pamundur.

Gazetari në redaksi e boton dhe më thotë: ‘Këtë lajm e publikuam edhe ne para tre minutash!’

‘Po si e publikuat ju para tre minutash, - i them unë, - një lajm të paverifikuar?!’

‘E morëm nga rrjetet dhe tek gazeta Shekulli!’

‘E hiqni urgjent dhe bëni përgënjeshtrimin dhe fusni këtë shënim, që unë e nisa në statusin tim’.

Kjo është e vërteta!

Kjo është e faktuar!

Është faktuar dhe në Polici.

Lajmi ka qëndruar tre deri në pesë minuta. Nuk jam i sigurt, tre apo pesë minuta.

Dhe çfarë ka bërë ky?! I bëhet foto këtij lajmi dhe e shpërndan Rama në Facebook-un e tij. Pra, këtu ka një problem. Në qoftë se ka njeri që e ka përhapur panikun, e ka hapur Rama, sepse tek Syri për tre minuta nuk mund ta ketë parë Tirana, për të dalë jashtë.  

Në rrjet, gjatë gjithë ditës dhe në kanalin e Top Channel që nga ora 15, sigurisht që e kanë parë dhe këtë panik e kanë pasur edhe familjarët e mi. Por në momentin që e poston Kryeministri në një Facebook të tillë, kjo ka treguar që njerëzit mes Syrit dhe Ramës, besueshmëri kanë Syrin!

Duke dashur të sulmojnë Syrin, ka hapur një panik, ndoshta me vetëdije të plotë, por gjithsesi, e vërteta e lajmit është...

Blendi Fevziu: Peka, përtej Ramës, a ndjeni përgjegjësi me qytetarët?! Lëre Ramën!

Çim Peka: ...Unë po them... i vetëdijshëm. Unë kam ndjerë përgjegjësi që në momentin kur e kam parë këtë lajm tek 360 Gradë dhe tek portale të tjera, pa e ditur që është botuar tek Syri.

Kam marrë gazetarin dhe i kam thënë ‘stop këtë gjë, se po tremben njerëzit’. Dhe më thotë se ‘e kemi futur edhe ne!’

‘Po si e kemi futur edhe ju?!’

‘Është marrë nga Shekulli dhe Top Channel e ka dhënë në orën 15:00.

Kliko në Google tek Top Channel dhe nuk del më linku, të del ‘error’. Ka foto të lajmit.

Pastaj, çfarë ndodh?!

Policia zbarkon. Rama thotë duhet të dënohen.

Del Zv.Kryeministri, Ministri i Brendshëm, kjo gruaja që është Ministre e Mbrojtjes dhe thotë ‘do të dënohen me burg!’ Japin pretencën.

Blendi Fevziu: Policia ka ndaluar gazetarin ndërkohë?

Çim Peka: Më marrin gazetarët në telefon dhe më thonë ‘ka ardhur Policia në redaksi!’

‘M’i kalo në telefon!’

 Unë isha jashtë. Thotë: ‘Mirëmbrëma, kemi ardhur për të bërë një verifikim. Do ta shoqërojmë’.

I thashë: ‘Patjetër. Merrni çfarë keni për të marrë! Bëjeni verifikimin. Por me këtë rast, merrni Ben Blushin për lajmin e orës 15 dhe merrni edhe Presidentin për letrën që i ka nisur Kryeministrit.’

Blendi Fevziu: Me sa kam verifikuar unë, Top nuk ka dhënë orar, Peka! Kam përshtypjen që është infiltruar, nuk dihet se si, në rrjet, ora 23:30.

Çim Peka: Orari është dhënë nga Shekulli, është e vërtetë! Orari është dhënë nga Shekulli. Top ka dhënë këtë lajm: ‘Në orët në vazhdim, tërmeti do të jetë shkatërrues.

Blendi Fevziu: Nuk e di këtë, por orë nuk ka dhënë. Nuk rezulton të jetë orë në të.

Çim Peka: Ta sqarojmë! Lajmi i Top-it është ‘Në orët në vazhdim, sizmologu grek paralajmëron që tërmetet mund të jenë shkatërrues’.

Tani, kur shikojnë lajmin tek Top-i dhe sizmologun grek që e marrin seriozisht, përderisa është ekspert për këtë punë, sigurisht që panikohen. Pra, paniku ka qenë evident.

Të pretendosh se paniku është përhapur tre minuta nga Syri, cila është përgjegjësia ime?!

Absolutisht që përgjegjësia ime është...Ndiej përgjegjësi profesionale, e para, se njerëzit, ata që e kanë lexuar, pasi kanë pasur mundësi ta lexojnë, nuk kanë asnjë borxh të marrin panik dhe e dyta, ndiej përgjegjësi personale, sepse më cenohet edhe imazhi, edhe serioziteti i portalit. Por e vërteta është kjo që sapo ju thashë.

Megjithëse edhe Shekulli është munduar ta fshijë orën, janë fotot. Tashmë kjo është e vërtetuar dhe pranuar edhe nga gazetari në Polici, që ‘unë e kam hedhur lajm i pari’...

Dhe çfarë ndodh?!

Shkon Policia dhe i them unë ‘Dakord, merreni gazetarin, bëjini pyetjet’.

‘Jo,  do ta marrim gazetarin me vete’.

I thashë unë: ‘Nuk jam në Shqipëri, sepse do të vija unë, por merreni gazetarin meqë është autori i lajmit’ dhe gazetari më thotë:

‘Shef, unë mbaj çdo përgjegjësi për këtë që kam hedhur, sepse unë besova kur e pashë tek Top-i dhe tek Shekulli. Unë kam njoftuar edhe familjen time, edhe djalin tim 16 muajsh, që të dalin nga shtëpia, sepse unë e besoj këtë gjë.’

I thashë: ‘Ti mund ta besosh këtë gjë, por... ‘

Gjithsesi, këto janë diskutimet që janë bërë me gazetarët. Tani, në Polici, deri në orën 5 të mëngjesit, gazetari është mbajtur aty nën presion nga Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj dhe.... asnjë pyetje në lidhje me lajmin, por nëse janë të siguruar në punë!

Pra, kanë bërë ... e kanë hetuar për evazion fiskal! Janë apo nuk janë të siguruar dhe pyetjet  ‘na thuaj që jua ka dhënë Çim Peka këtë lajm dhe jemi në rregull!’

I kanë sekuestruar telefononin, pa asnjë vendim të prokurorit.

Problemi i tyre është se këta përveçse janë të ligj, janë dhe budallenj.

Në telefon, telefonin e redaksisë, janë të gjitha sms-të ku unë i kërkoj llogari gazetarit për lajmin që ka bërë; është teksti që unë i nis për lajmin që ‘ky është një mashtrim’, pra, para se të lexoja lajmin tek Syri dhe gjithçka tjetër në raport me këtë. Por nuk mjaftohen me këtë. Kuptohet që ky është një sulm i Ramës.

Blendi Fevziu: Doja vetëm versionin, Peka, të falenderoj. Doja vetëm versionin se çfarë ka ndodhur.

Çim Peka: Fevzi, nuk mund ta mbyllësh vetëm me versionin, sepse ka një kërcënim publik.

Blendi Fevziu: Një kërcënim...?!

Çim Peka: Absolutisht! Nuk mund ta mbyllësh vetëm me versionin, nuk ka mjaftuar kjo.

Sot para orës 11 kanë marrë kryeredaktorin; pasi është dhënë sqarimi, e kanë lënë të lirë. Kanë marrë kryeredaktorin dhe e kanë mbajtur deri në orën 5 dhe i kanë thënë: ‘Thuaj që ta ka dhënë lajmin Çim Peka dhe ik në shtëpi’. Dhe ai ka thënë vetëm të vërtetën. Pastaj në orën 5 ia kanë sekuestruar telefonin pa asnjë vendim Prokurorie. Dhe në kohën që ishte në Drejtorinë e Policisë, interesohej direkt kjo zonja e përkohshme, së bashku me Lleshin, ‘do të mbyllim hetimin sot dhe duhet ta pranojë që lajmin e ka shpërndarë filani.’

Tani, ky trimi që bën si cub, që i paska panikuar dhe paska shpallur panikun Syri, është i njëjti person që dridhej që pse iu lëkund tavani kur ishte’live’ në takim me Ramën dhe thoshte: ‘Ju kërkoj ndjesë Kryeministër, se ka një lëkundje’.

Cili është ai njeri që nuk ka frikë nga tërmeti?!

Edhe unë po të kisha qenë në Tiranë do të kisha qenë jashtë. Të mendosh se gjithë këta njerëz i ka nxjerrë jashtë Syri, është absurditet!

Blendi Fevziu: Kjo s’është e vërtetë tani, se s’dalim, por paniku përhapet dhë rëndë.

Çim Peka: Pse them unë që sulmi është konstant?! Zotëri, e ka filluar me mitingun kur ka prezantuar Erion Veliajn, duke u marrë vetëm me mua publikisht; duke bërë prezantimin e Veliajt, po sulmonte edhe Çim Pekën.

Ka futur vajzën e gruas, e njërës prej grave të tij, të bëjë padi ndaj Syrit, pse keni publikuar lajmin e Artur Zhejit, e një portali tjetër! Nuk ka mjaftuar me kaq...

Blendi Fevziu: Peka, për këtë mund të vini në studio njëherë tjetër.

Çim Peka: Prit, se unë hyra në Skype edhe pse jam në udhëtim. Kaq korrektësi trego pak.

Shqiptarët duhet ta marrin vesh se unë kam një të sëmurë mendor përballë dhe nuk më shqetëson e nuk kam asnjë plan të tërhiqem.

E vetmja ndjesë është ndaj lexuesve të Syrit në raport me seriozitetin që Syri ka treguar deri tani të cilët i garantoj se absolutisht nuk kam për të hequr dorë nga profesionalizmi dhe asnjë lloj dore çfarë të kem mundësi, që të denoncoj Edi Ramën, sepse derën e kanë të hapur dhe këdo që mendon se ka shkelje. Për të tjerat...Unë jam këtu, Rama le të vazhdojë.

Sonte është në Nju Jork, është me një person që ka dashur të ta arrestojë ty në studio dhe në Rinas, pse të jepte intervistë, Fevzi, ku ai mendon të mirën e Ramës se nuk duhej.

Blendi Fevziu: Me kë?

Çim Peka: Këtu do të jemi, këtu do jemi!

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...