Zyrtare/ CDU-CSU tregon pse i vendosi 9 kushte Ramës për negociatat

E mërkurë, 25 September 2019 11:50

Koalicioni më i madhe qeverisës në Gjermani, CDU-CSU, në një njoftim zyrtar të saj ka sqaruar vendimin e marrë nga dy grupet kryesore parlamentare në Bundestagun Gjerman.

Deklarata qartëson se për Maqedoninë e Veriut është autorizuar Qeveria që të nise negociatat për në BE, ndërsa për Shqipërinë është rekomanduar hapja në parim e bisedimeve, por janë vendosur kushte të rrepta.

 ‘Ne kërkojmë [për Shqipërinë] kritere shumë më të rrepta se me Maqedoninë e Veriut: funksionimi dhe efikasiteti i sistemit të drejtësisë duhet të rivendoset dhe duhet miratuar vendimi për reformën zgjedhore. Deri në hapjen e vërtetë të kapitujve, duhen përmbushur kushte të tjera, siç është fillimi i procedurave kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Prandaj në negociata, kapitujt që do hapen të parët dhe të mbyllen së fundmi do lidhen me sundimin e ligjit dhe drejtësinë’, sqarohet në deklaratën zyrtare të Grupit Parlamentar CDU/CSU.

Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama dhe eksponentë të tjerë të mazhorancës deklaruan se ‘CDU/CSU më në fund votuan pro hapjes së negociatave’, por pa specifikuar se hapja e negociatave do të behet vetëm pasi të përmbushen 9 kushte.

Deklarata e sotme e CDU/CSU duket se sqaron edhe më shumë vendimin e djeshëm të deputetëve gjerman, i cili në thelb nuk ndryshon nga vendimi i marrë nga Këshilli Europian në Qershor 2018, ku u vendos miratimi në parim i hapjes së negociatave, por vetëm pasi të plotësohehsin disa kushte.

Kushtet e vendosura në atë kohë ishin 7, ndërkohë që tashmë janë shtuar edhe dy të tjera, që lidhen drejtpërsëdrejti me problemet me zgjedhjet, përfshirë edhe ato të 30 Qershorit, dhe më konkretisht:

  1. Procedime penale të shpejta për ata që janë përfshirë në blerje votash.
  2. Një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë e votimeve të 30 Qershorit dhe nëse urdhërohet përsëritja e këtyre zgjedhjeve ato të bëhen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor.

 Njoftimi zyrtar i CDU/CSU qartëson edhe më shumë faktin se rruga e integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është ndarë.

Vendit fqinj i propozohet që ti hapen negociatat me një datë konkrete, ndërkohë që Shqipëria mbetet pas, dhe do ta arrijë këtë vetëm pasi të plotësojë kushtet e vendosura nga deputetët gjerman.

Modifikuar më E mërkurë, 25 September 2019 14:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...