Kur Evropa s’të hap rrugën, Rama shpik viza aty ku nuk ka

Premte, 27 September 2019 11:13

Lajmet e 24 orëve të fundit që nga diskutimi në Bundestag për çështjen e negociatave dhe vizita e Ramës në Nju Jork ishin jo vetëm shprehje e izolimit, jo vetëm ia bënë të qartë që pa u dënuar krimi elektoral, pa gjykatë kushtetuese dhe pa prerë lidhjet me krimin e roganizuar nuk mund të ketë të ardhme, kishte edhe një fakt tjetër i cili është i rëndësishëm dhe duhet të theksohet.

Në kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman duhet të shkëpusim pak një fjali që është një e vërtetë e dhimbshme. Aty cilësohet që nëse nuk ka progres të dukshëm në këto kushte mund të anulohet procesi i negociatave.

Në 30 vite tranzicion dhe përpjekje për në dyert e Evropës, në asnjë dokument nuk gjendet kjo fjali. Është shkruar vetëm për Ramën dhe qeverinë e tij.

Ndërsa ky niset ne Nju Jork për të takuar Aleksandër Vuçiç dhe Mitsotakis që janë kryeministrat përkatësisht të Serbisë dhe Greqisë, shtete që me avion janë 1 orë e 15 minuta nga Shqipëria.

Dhe Aleksandër Vuçiç menjëherë pas takimit na u shpreh për një Shengen Ballkanik, dhe këtë e deklaroi Kryeministri i Serbisë pas takimit me Edi Ramën, i cili sa herë ka futur hundët  në çështjet e rajonit vetëm ka prishur punë dhe ka dështuar me turp.

Meqë Evropa ia përplasi në fytyrë 9 kushtet që zotëria i ka plotësisht të parealizueshme sepse as  nuk qeveris dot pa krimin dhe as nuk i dënon dot krimet elektorale që i denoncoi BILD.

Dhe tani na thotë ‘hajde ikim në Serbi dhe bëjmë një Shengen Ballkanik vetëm me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ide e turpshme dhe qesharake.

Modifikuar më Premte, 27 September 2019 16:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...