Sulmi ndaj Presidentit është basti i Ramës

Saturday, 28 September 2019 10:59

Mbrëmë një informacion rrodhi nga Komisioni i Venecias në kanale të caktuara u përcoll në median shqiptare dhe ashtu si i droguari që merr dozën e caktuar ashtu ishte edhe ky dokument për Rilindjen dhe anëtarët e saj. Qëndrim zyrtar nga vetë Komisioni jo Venecias nuk pati, për hir të së vërtetës duhet të ishte i menjëhershëm sepse dalja e një dokumenti 2 ditë para datës zyrtare për të amplifikuar një situatë të caktuar ku përfshin jetën politike të një vendi, në radhë të parë është përgjegjësia e burimit.

Pastaj është trishtim shumë i madh, por na ka rënë edhe [për hise, të dëgjojmë nivele të tilla banditësh me kostum dhe pa kostum, në parlament dhe jo parlament, të Tao Ballës i cili i di të gjitha sa me “elokuencën” e tij kishte llahtarisur anëtarët e Bundestagut. Sigurisht nuk është faji i vendeve dhe parlamenteve të tilla kur ti si shoqëri, si sekt dhe grupim politik prodhon lloje speciesh si Tao Spiropali dhe ua çon dhe në Bundestag. Por kjo është një çështje tjetër.

Një gjë është e vërtetë dhe e saktë. I gjithë sulmi drejtuar Presidentit të Republikës është basti politik i Edi Ramës në hapat e fundit të një qeverisjeje monstruoze. Përfshirja e kanaleve të caktuara diplomatike, evropiane dhe përtej atlantikut edhe kur është pak serioze, është minimalja, por ndërkohë kur avancimi i tyre është përtej çdo linje diplomatike atëherë është pjesë e bastit.

Për të gjykuar rrjedhjen e informacionit nga Komisioni i Venecias duhet të presim që ky i fundit të mbajë një qëndrim zyrtar. Pastaj ët gjykojmë.

Por nëse tejkalohet çdo lloj linje dhe kalohet në partitzëm të një sekti atëherë i njëjti “deep state” që ka shkaktuar konfliktin politik në SHBA , ndoshta i ka fijet shumë të forta deri këtu. / REDAKSIONALE

Modifikuar më Diel, 29 September 2019 09:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...