Pse nuk duhet çensuruar ‘"diarreja" parlamentare e Edi Ramës?

E Enjte, 03 October 2019 19:30

Nga Red Varaku

Diarreja e kryeministrit sot në parlament ishte burim neverie për shumë miq dhe kolegë, me të cilët vrisnim mendjen se çfarë mund të bënim për ta mbrojtur publikun nga goja e shthurur e këtij artisti të rrjedhur. Por, në fund ramë dakort që transmetimi i tyre jo vetëm nuk duhet çensuruar, por në një farë mënyre i bën mirë shoqërisë.

Së pari, sepse duke qenë kryeministër transmetimi i deklarateve të tij psikopatike është detyrë e rëndësishme për të kuptuar, se në ç’gjendje të rëndë është qeveria dhe lukunia që e ndjek pas. Dhjetëra figura serioze në atë parti flasin me vete kur e dëgjojnë këtë derdimen të thinjur, por nuk guxojnë të flasin sepse përjashtohen menjëherë dhe zhvishen nga çdo atribut, sepse dihet fundi i kujtdo që e ka provuar.

Së dyti, i gjendur totalisht i braktisur dhe izoluar, ai ka nevojë të duket si i fortë dhe agresiv para qytetarëve . Ka nevojë të kërcënojë, të shajë, të mallkojë, dhe mbi të gjitha të ndjehet që ai nuk ka mbaruar por është gjallë, kështu mban gjallë dhe me optimizëm edhe ushtarët e tij të lodhur. Duke ia dëgjuar gjithë ato idiotësira, qytetarët kuptojnë se ç’i ka bërë vendit ky njeri paranojak nën sundimin e tij.

Së treti, diarreja e tij është një dimension i rëndësishëm i karakterit të tij frikacak. Tashmë maska e artistit avantgardë, intelektual, perëndimor u gris dhe të gjithë tani mund të shikojnë një artist mediokër, halucinant, psikopat, plot urrejtje dhe shpifje për këdo që nuk është dakort me të. Nuk mund të injorojmë këtë tipar kryesor të Edi Ramës, duke ia fshehur atë publikut. Ai meriton të dalë në sipërfaqe ashtu siç është këto ditë, në orët e tij të vërteta, i zhveshur i abandonuar nga të gjithë dhe i kapluar nga makthi i së ardhmes.

Së fundmi, Edi Rama nuk duhet censuruar në psikopatinë e tij sepse shqiptarët duhet të bëjnë vetë diferencën nga kush janë qeverisur dhe çfarë duhet të ndyshojë. Paranoja e Edi Ramës, është një ilustrim perfekt i problemit real të Shqipërisë. Ai po sillet si një hienë e mbyllur në kafaz, pikërisht atëherë kur ai mendonte se këtë popull e kishte vënë poshtë vetes përfundimisht. Ai turfullon, shan, mallkon, shpif, me gojët plot jargë fiks si një i marrë këdo që i del përpara. Fundi i tij i ngjan fundit të diktatorucëve, që urdhëronin ushtarët e rraskapitur të rihidheshin në luftë për të fituar, pasi dihej që humbja e tyre ishte vulosur.

Sigurisht, që është e rëndë dhe e lodhshme për shqiptarët, që çdo të Enjte të dëgjojnë fantazitë delirante të një artisti gojështhurur, por ndoshta duhet duruar dhe dy-tre muaj, ta shikojmë kështu të hallakatur, të mllefosur, të depersonalizuar, për të kuptuar se kush në të vërtetë na ka qeverisur në këto gjashtë vjet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...