“Pesë vite burg për Ramën”, Berisha flet për akuzat ndaj kryeministrit: Të bëhet gati për ishullin e Alkatrazit

E Enjte, 03 October 2019 21:19

Sali Berisha, ish-kryeministri i vendit, ka folur lidhur me kërkesën e opozitës drejtuar Prokurorisë për të hetuar Edi Ramën, lidhur me një financim të panjohur për të cilin nuk ka asnjë informacion sipas tyre, për një foto me Barack Obama.

Berisha gjatë një interviste për Ora News ka thënë se nuk ka besim tek Prokuroria Shqiptare, por beson tek drejtësia amerikane, ndërsa shton se akuzat drejt Ramës, dënohet me 5 vite burg.

“Unë nuk kam besim tek Prokuroria jonë sepse kryeprokuror është Rama, por kam besim tek drejtësia amerikane, e cila pasi kryqëzoi bashkëshorten e tij, tani e ka radhën Edi Rama për dy vepra të mëdha penale, thyerja e ligjit elektoral të SHBA dhe për mashtrim, dhe këto dy dënime së bashku shkojnë të paktën 5 vjet, me lehtësira”, u shpreh Berisha.

“Të përgatitet për ishullin Alkatraz, sepse aty i kanë amerikanët burgjet, dhe atje shkon. Ata kanë prokurori dhe e çojnë”, tha Berisha.

Modifikuar më Premte, 04 October 2019 13:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...