Rama, urrejtje ndaj Europës e sulm partneritetit me Gjermaninë

Saturday, 05 October 2019 10:21

Nga Kastriot Islami

Rama për hapjen e negociatave me BE preferon më mirë një “JO të thatë” sesa një “PO me kushte”. Sepse përmes JO-së do të tentojë të mashtrojë përsëri shqiptarët duke ju thënë se “unë jam djalë i mirë që i kam kryer të gjithë detyrat e shtëpisë por ekstremistët dhe euroskpetikët në vëndet e BE që i urrejnë shqiptarët s’duan ti hapin negociatat me Shqipërinë”. Kurse PO-ja e mencuar gjermane e shoqëruar më 9 kushte e ka nervozuar e revoltuar, e madje tërbuar sepse gjermanët i kanë thënë Ramës se “ne do ta pranojmë pa kushte Maqedoninë e Veriut se qeveria e saj i ka kryer të gjithë detyrat e shtëpisë kurse Shqipërinë do ta pranojmë vetëm atëhere kur të kryejë detyrat e shtëpisë sepse Rama jo vetëm s’i ka realizuar detyrat e vendosura një vit më parë por madje gjëndja është përkeqësuar duke na detyruar të shtojmë edhe disa kushte të tjera…”. Prandaj Rama prej disa ditësh i nxit djallëzisht shqiptarëve urrejtjen ndaj Europës dhe tinëzisht sulmon partneritetin strategjik me Gjermaninë.

**

Shqipëria ka shansin e madh të jetë gjeografikisht, por jo vetëm, në Europë dhe historikisht e ka drejtuar gjithnjë fytyrën nga perëndimi, përvec rasteve kur drejtuesit e saj për qëllime të pushtetit të tyre personal e kanë orientuar vëndin plotësisht apo pjesërisht nga lindja. Mos tju duket e cuditshme që njëri prej tyre është edhe Edi Rama.

Është fati i madh që vendosja e demokracisë në 1991 ka koenciduar me përcaktimin e objektivit të dyfishtë, të anëtarësimit të Shqipërisë në strukturën euroatllantike të NATO dhe strukturën europiane të BE. Edi Rama prej 7 vjetësh minon projektin e anëtarësimit në BE sepse ky anëtarësimin do të minonte pushtetin e tij personal.

Nuk është po ashtu e rastësishme, por shprehje e vullnetit qytetar për orientim përëndimor, që Shqipëria ka përcaktuar si partner kryesor strategjik SHBA dhe partnerë strategjikë fqinjësor Greqinë e Italinë, vënde anëtare të NATO e BE. Edi Rama, me ardhjen e tij në krye të qeverisë në vitin 2013, e ka prishur këtë konfigurim të partneritetit strategjik të vendosur prej vitit 1991, madje duke minuar me të gjitha mënyrat e mjetet, thjesht për pushtetin e tij personal, përfshirjen edhe të Gjermanisë në këtë partneritet strategjik.

Nga sondazhet e shumta rezulton se qytetarët shqiptarë në shumicë duan që vendi i tyre të integrohet në Europë. Po ashtu si edhe shumica e qytetarëve europianë që janë europeistë, pra që janë në favor të zgjerimit të BE; thënë më qartë e më konkretisht, se ata janë pro-anëtarësimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE…

**

Rama, thjesht dhe vetëm për interesa të pushtetit të tij personal, së bashku me disa drejtues të tjerë autoritarë e të korruptuar të Ballkanit Perëndimor, me tezën e ndryshimit të kufijve, tentoi të hidhte në erë aspiratat e shqiptarëve për integrimin e Shqipërisë e të Kosovës në BE. Kjo ishte një tezë e nxitjes së urrejtjes së shqiptarëve ndaj Europës.

Rama, thjesht dhe vetëm për interesa të pushtetit të tij personal, mendon e punon kundër integrimit europian të Shqipërisë, sepse anëtarësimi në Europë nuk ja mundëson pushtetit personal të bëhet i pakufishëm dhe pengues të vullnetit qytetar proeuropian. Qëndrimet e Ramës lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në Be dhe vecanërisht qëndrimet e tij nacionaliste e antieuropiane, janë në themel nxitëse të eusoskepticizmit, pra të urrejtjes së shqiptarëve ndaj Europës me tezën diabolike se “ne s’i duam se edhe ata s’na duan”.

Rama, thjesht e vetëm për interesa të pushtetit të tij personal, është së fundmi edhe kundër qëndrimit gjerman për hapjen e negociatave me kushte, sepse qëndrimi gjerman është edhe kundër qeverisjes Rama edhe kundër qëndrimeve nacionaliste e destabilizuese të Ramës për rajonin, por mbi të gjitha qëndrimi gjerman është në kundërshti të plotë me qëndrimin e tij, nxitës të euroskeptizmit te shqiptarët…

**

Rama gjatë një fjale të mbajtur në parlament, në datën 3 tetor, në ditën e festës kombëtarë të Gjermanisë, i shfaqur me pamje të revoltuar e deri të egërsuar, tentoi ti mbushte mëndjen shqiptarëve se qeveria e tij i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se qeveria e tij ka realizuar të gjithë detyrimet për hapjen e negociatave me BE, por disa vënde si Franca, Hollanda, Danimarka janë kundër sepse ato kanë problemet e tyre të brëndshme me forcat politike kundër zgjerimit, pra sepse ato dominohen nga euroskpeticizmi dhe që urrejnë shqiptarët.

**

Por në realitet Rama u shfaq në parlament “lakuriq” përballë qëndrimit të mencuar dhe inteligjent të Gjermanisë i cili do të përkthehej në këtë mënyrë: i) Shqipëria s’i ka realizuar detyrat e shtëpisë, megjithatë Gjermania pranon të hapen negociatat me BE; ii) Gjermania nuk ka rënë në kurthin e Ramës duke deklaruar që të hapen negociatat pasi të plotësohen 9 kushte, pra duke i bërë me dije publikut shqiptar e europian se përgjegjësia për mosplotësimin e kushteve është tërësisht e qeverisë Rama; dhe se iii) Ramës nuk i mbetet më asnjë hapsirë të deklarojë se “qeveria e tij i ka plotësuar të gjithë detyrimet dhe se Gjermania është kundër hapjes së negociatave për shkak të problemeve të saj të brëndshme me eusoskeptikët…”

Gjermania, duke vendosur për hapjen e negociatave me 9 kushte, i ka lëshuar Ramës mesazhin e qartë e të fortë: Shqipërisë do ti hapen negociatat vetëm kur qeveria e saj të plotësojë 9 kushtet, ose thënë më troc, kur shqiptarët të largojnë Ramën nga drejtimi i qeverisë së tij, jo vetëm si të paaftë e të korruptuar e të inkriminuar por edhe si nxitës të nacionalizimit të sëmurë dhe të euroskepticizmit, pra të urrejtjes së shqiptarëve ndaj Europës…

Rama ishte i mërzitur dhe i acaruar në kuvend…sepse në fakt Gjermania ja hodhi në erë planin diabolik.

**

Rama në pritje të “suksesit” të veprimeve të disa lobistëve e këshilltarëve të paguar majmërisht prej tij, po artikulon tezën nxitëse të euroskepticizmit, thënë ndryshe atë të urrejtjes së shqiptarëve ndaj Europës: Shqipërisë s’ju hapën negociatat jo se qeveria ime s’I ka plotësuar kushtet e vendosuara por sepse qëndrimet e qeverive të disa vendeve të BE janë kundër zgjerimit, janë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, sepse këto qeveri dominohen nga euroskpetikët, pra nga forca politike që i urrejnë shqiptarët.

Rama kërkon në këtë mënyrë ti hedhë hi syve shqiptarëve duke deklaruar se qeveria e tij dhe ai vetë po bëhën copë për ta futur Shqipërinë në Europë, se qeveria e tij ka qënë e suksesshme në kryerjen e reformave, por në disa vënde të Europës s’i duan shqiptarët dhe Shqipërinë në Europë…

Rama, për interesin e pushtetit të tij personal, me vetëdije të plotë po nxit te shqiptarët urrejtjen ndaj Europës. Thënë ndryshe Rama po tenton tju mbushë mëndjen shqiptarëve duke ju thënë shqiptarëve se më mirë të marrim një JO pa kushte pra të mos futemi në Europë derisa ata s’na duan…Ndërkohë ky është edhe një provokim i rëndë dhe i ndyrë edhe ndaj vëndeve dhe qeverive europiane dashamirëse për shqiptarët. Ky është një turp historik, që meriton jo vetëm diskretitim por edhe ndëshkim të rëndë, sot, sepse nesër do të jetë vonë…

**

Me këtë rast, duke patur parasysh qëndrimin e mëncur dhe inteligjent gjerman për hapjen e negociatave me 9 kushte, ritheksoj mesazhin publik: Përcaktojeni Gjermaninë zyrtarisht Partnere Strategjike. Ky vendim s’është apsak kundër SHBA (sic u përpoq djallëzisht Rama me lakenjjtë e tij ta sulmonin këtë propozim që në realitet janë vecse kundërshtarë të partneritetit strategjik me Gjermaninë) e cila është e duhet të mbetet partneri kryesor strategjjik i shqiptarëve dhe i Shqipërisë. Po ashtu si Italia e Greqia janë dy partnerët strategjikë fqinj, anëtarë të NATO e BE. Ky vendim duhet marrë edhe sepse Rama krahas nxitjes së urrejtjes ndaj Europës është përpjekur të nxisë edhe urrejtjen ndaj partneritet strategjik me Gjermaninë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...