Haxhinasto: Reforma në drejtësi u deformua! Pakt kombëtar për integrimi, në BE

E mërkurë, 09 October 2019 17:57

Ish-deputeti i LSI-së Edmond Haxhinasto në një intervistë për “News 24” deklaroi se integrimi i vendit në BE ka nevojë për një pakt kombëtar. Haxhinasto deklaroi se kështu kanë vepruar edhe vende si Kroacia që janë anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Sipas Haxhinastos, edhe reforma në drejtësi fillimisht u votua me konsensus, ndërsa më tej u deformua.

“Integrimi në BE ka nevojë për pakt kombëtar. Kroacia dhe vende të tjera kanë bërë pakte kombëtare për integrimin në Bashkimin Europian. Mungesa e paktit kombëtar ka çuar në deformime, këtu mund të fus edhe reformën në drejtësi, e cila e dini vetë sesi rrodhi. Reforma në drejtësi duhej dhe kishte konsensus për këtë reformë. Nuk mjafton formalizimi i një reforme, por duhet edhe standardi. Standardi i krijuar për realizimin e reformës lë shumë për të dëshiruar. Duhet kuptuar se nuk është më e rëndësishme qeveria, por qytetarët”, tha Haxhinasto.

Edmond Haxhinasto u shpreh se Shqipëria ka 3 vjet që ndodhet në të njëjtën situatë, ku akoma diskutohet hapja ose jo e negociatave.

“Unë mendoj se ky është një cikël që vjen e përsëritet për të disatën herë tashmë. Ka 3 vjet që jemi në të njëjtën situatë. Shqipëria duhet të kishte hapur kapitujt për të negociuar, kurse ne flasim nëse do hapen apo jo negociatat. Ajo që është më e rënda është se bëjmë fajtor “forcat e errëta” që janë fajtorë për këtë mos-integrim. Procesi i integrimit do të thotë se një vend që dëshiron të bëhet pjesë e BE rrit standardet politike, ekonomike e sociale për çdo ditë dhe i afrohet standardeve të Bashkimit Europian.

Në këtë klub duam të bëhemi pjesë dhe jemi edhe konkurrent. Qeveria duhet të mos bëjë propagandë, por të arrihen realisht standarde. Klima politike duhet të jetë krejt tjetër, duhet të jetë e fokusuar në vlera reale demokratike. Bundestagu bëri skenar real të Shqipërisë. Gjermania sigurisht është faktori më i rëndësishëm. Qeveria nuk duhet të marrë thjesht masa normale, por duhet të kthejë këto masa në standard. Analiza e Bundestagut të jetë timoni politik në Tiranë”, deklaroi ai.

Sipas Haxhinastos, BE nuk dëshiron propagandë, por arritje të standardeve të saj, me qëllim që të pranojë anëtarë të rinj.

“Pavarësisht nga linjat brenda Bashkimit Europian, mendoj se çështja e ngritjes së kërkesave apo vendosja e kushteve të Shqipërisë, është një domosdoshmëri. Kushtet që i parashtrohen Shqipërisë, herët apo vonë duhen bërë. Por BE nuk do të fusë brenda tij problematika për standardet ligjore, politike, ekonomike. BE do t’i ketë në stardardet e duhura që të mund të integrohen në BE. Ajo që është kryesorja është se politika e ditës del mbi standardet që do BE dhe ky është një problem i madh”, tha ai.

Ish-ministri Haxhinasto u shpreh se ftesat e Ramës drejtuar opozitës së bashkuar për dialog nuk i duken serioze, kurse shtoi se qeveria vijon me fasada.

Modifikuar më E mërkurë, 09 October 2019 17:58

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VOA/ Presidenti serb shtrohet në spital me probleme shëndetësore

Aktualitet

VOA/ Presidenti serb shtrohet në spital me probleme shëndetësore

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shtruar të premten mbrëma në spital për shkak të problemeve me zemrën. Në një njoftim të zyrës së tij, thuhet se ai u shtrua në...

Kroaci, alarm i kuq për shkak të motit të keq

Aktualitet

Kroaci, alarm i kuq për shkak të motit të keq

Në disa rajone të Kroacisë është aktivizuar alarmi i kuq për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme alarmi është aktivizuar për rajonet e Rijekës dhe...

Sanduiçet më të veçanta në botë kushtojnë 185 dollarë copa dhe ka një arsye për këtë

Kuriozitete

Sanduiçet më të veçanta në botë kushtojnë 185 dollarë copa dhe ka një arsye për këtë

Ky restorant vizitohet nga disa nga personat më të famshëm në botë, siç janë David Beckham, Ed Sheeran, Jack Dorsey, Guy Ritchie etj. Ajo që e bën të veçantë këtë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!