Pse u tha jo për Shqipërinë? Deklarata video e Makron që e nxjerr zbuluar Ramën

Hënë, 21 October 2019 09:30

Ndërkohë që qeveria po përpiqet ta mbulojë dështimin e saj me ndryshimin e filozofisë të zgjerimit në Paris, ndërkohë që propagandistët e rilindjes janë sulur si Don Kishoti kundër mullinjve të erës, ndaj presidentit Makron, madje duke i përmendur edhe moshën e bashkëshortes, e vërteta e qëndrimit të tij është pak më ndryshe.

Presidenti Francez nuk e ka zhytur Edi Ramën, ai thjeshtë e ka shpëtuar atë nga turpërimi duke mos lejuar një ndarje të Maqedonisë nga Shqipëria.

Sipas Euronews që ka informata të dorës së parë nga bisedimet e zhvilluara brenda sallës së 28-shes: “Presidenti francez Emmanuel Macron argumentoi që nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Balkanin”, shkruan Euronews i cili më pas thekson deklaratën e presidentit: “Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë dërrmuese që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por gjysma ishin kundër Shqipërisë”, mësohet të ketë thënë ai. Pra, Emmanuel Maceon e ka pranuar me gojën e tij se vendi ynë nuk u dogj nga Franca, por nga një shumicw vendesh anëtare. Ai e thotë këtë pa komplekse për Shqipërinë, ndërkohë që për Maqedoninë e pranon se shumica dërrmuese ishte që ti hapeshin negociatat.

©Lapsi.al

 
 
 
 
 
 
 
 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...