Mogherini dështakja sovjetike dhe iraniane e BE

Tuesday, 29 October 2019 18:32

Nisi një turn në ditët e fundit të saj ish-komisionerja e BE, Mogherini. Dhe turin e bëri në Ballkanin Perëndimor, pikërisht në zonën e dështimit të saj më të madh. Nuk është nevoja këtu për të iu kthyer tema dhe interesave gjeostrategjike që lidhin rajonin me shtete të caktuara, por një gjë duhet thënë me siguri ose më saktë atë që tha dhe Renzi vet, ai që e dërgoi në BE që ishte bërë shumë pishman për kandidaturën e  saj, pra duhet theksuar që Mogherini është dështakja markiste dhe iraniane e BE. Ballkani perëndimor pësoi humbje nga politika e saj dhe zgjedhjet që ajo bëri pasi u investua në individë dhe lobime dhe jo ne çështje, mbështeti autoritarizmin dhe jo demokracinë, konkretisht zyra e saj në Tiranë siç doli dhe nga mbledhja e Komisionit  ishte një zyrë e dështuar e cila raportet i kishte të dyshimta. Çështjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi e trajtoi në një spektër të dështuar e diktuar kjo nga të gjitha prirjet e saj markiste dhe raportet jashtë Europës që ajo ndërtoi sidomos me Iranin. 

Një media e rëndësishëm italiane dhe një gazetar investigativ italian, shkroi në atë kohë një artikull të rëndësishëm “Tangjentet iraniane në Bruksel”. Raportet e saj me idetë marksite-leniniste që në rini, qëndrimet e saj që në çështjet e Palestinës dhe Iranit më vonë të gjitha këto ne shqiptarët i pamë mirë dhe i provuam gjatë kohës që zonja drejtoi politikën e jashtë të BE.
Dhe rezultatet flasin vet. Asnjë sukses, asnjë mbështetje vlerash reale për Europën dhe Ballkanin Perëndimor ishte stema kryesore e dështimit sidomos bisedimet Kosovë-Serbi.
Ajo nuk u soll si diplomate e Europës së Bashkuar, por do të mbahet mend si një dështake e saj dhe një lobiste.

Modifikuar më E mërkurë, 30 October 2019 13:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...