Evropa që erdhi, i jep të drejtë Presidentit të Republikës për 30 qershorin

E mërkurë, 30 October 2019 19:35

30 qershori vazhdon të mbetet një damkë negative për sistemin demokratik dhe zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Sot eurodeputetja francize Domenique Bilde ndërsa komentoi arsyet pse Ramës nuk mund t’i hapeshin negociatat, prek edhe zgjedhjet moniste që rilindja zhvilloi në Shqipëri. Sikurse edhe vetë Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi një datë tjetër zgjedhjeve lokale për ët shmangur zgjedhjet me një kandidat në 30 qershor, ky fakt përmendet në deklaratat e sotme të eurodeputetes Bilde. “Për më tepër, megjithëse Bashkimi Europian ishte i prirur t’i gjykonte zgjedhjet e mbajtura në 30 qershor si “paqësore” dhe “të administruara mirë”, kjo është një thirrje shumë larg nga e vërteta, pasi pjesëmarrja ishte qesharake, e ulët (rreth 20%) për shkak të bojkotit të opozitës. Në fakt, në 31 nga 61 bashkitë, kandidonte vetëm një kandidat! A është kjo me të vërtetë situata e një vendi që i plotëson pretendimet tona “standarde evropiane?!:, ka deklaruar ajo për këtë çështje.
Zgjedhjet lokale të 30 Qershorit u mbajtën pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit dhe votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike. Në 31 nga 61 bashki gjithsej, kandidatët për kryetarë bashkie garuan pa kundërshtarë.

Modifikuar më E Enjte, 31 October 2019 13:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...