Kush është fajtori i humbjes së zgjedhjeve të 2017 dhe ku duhet ta kërkojmë atë?

Premte, 20 Prill 2018 14:53

Nga Myteza Ulqinaku

Unë i njoh shumë mirë drejtuesit e PD-së dhe të ish qeverisë për aftësitë drejtuese dhe organizative si dhe ambicien e tyre personale në drejtim të karrigeve të tyre të humbura, por nuk është koha për t’i përmendur.

Disa prej tyre i dëgjojmë shpesh në intervistat televizive sesi fajtori kryesor i humbjes së zgjedhjeve kryetari i PD Lulzim Basha. Po ju pyes juve zonja dhe zotërinj se kush nga ju do të drejtonte më mirë dhe më fort se kryetari aktual.

Ne anëtarët e viteve të para të themelimit të PD-së mendojmë se kryetari aktual, me argumentet bindëse lufton mazhorancën e sotme? Unë kam qenë kryetar i grupit të PD-së në zonën e Lezhës. A ishit ju zonja dhe zotërinj dje në qeverisje kur u mbyllnit portën hallexhinjve. A nuk vinit ju nëpër poste njerëz pa kulturë, pa dinjitet dhe të pandershëm? A nuk krijuat ju një mllef kaq të madh dhe nuk kërkoni asgjë në ndërgjegjen tuaj?

Mos shpresoni se këshilli kombëtar i PD-së do të miratojë ambicien tuaj për poste dhe karrige të humbura. Lëreni dhe ndihmojeni kryetarin e PD-së që në zgjedhjet e ardhshme të dalim të bashkuar dhe të luftojmë për fitoren e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...