Europa që duam dhe Europa që se kemi

Premte, 20 Prill 2018 15:16

Nga Patrik Sadikaj 

Hare e madhe! Për të tretin vit rradhazi Komisioni Europian i rekomandon vendeve anëtare të BE që ta na hapin rrugën e gjatë të antarësimit në familjen Europiane. Deri diku festë e ligjshme, duke ditur aspiratat e qytetarëve shqiptarë të cilët nuk e kanë pritur hapin zyrtar por I janë bashkuar më herët BE-së. Më së shumti politika është ajo që nxiton të shohë edhe aty ku nuk ka meritat e “fitores”. Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një babëzi deklaratash nga shumica qeverisëse a thua e gjithë kjo “nuk do të ishte e mundur” si gjithmonë pa Edi Ramën.

Për këtë qëllim propaganda është lëshuar në veprim, për të bindur qytetarët se tani jemi pothuajse në Europë. Për një banor diku thellë në malësitë e vendit (veri a jug), është shumë e vështirë të kuptojë atë që thonë papushim televizionet. Por ai, i varfëri, ndërsa dëgjon sesi lulëzon Europa në Tiranë, hedh sytë rrotull dhe sheh mjerimin. Nuk I duket aspak si vjena fshati i vrarë nga mjerimi, këmbët i shkelin baltën e rrugëve dhe jo pllakat vezulluese të Parisit.

Ai pasi fik televiziorin, merr qumështin e pakët të lopës e zbret anë rruge për ta shitur. Nuk ka aspak ngjashmëri me baxhot apo fabrikat e Gjermanisë. Pastaj kthehet dhe sheh fëmijët që shkojnë në një shkollë pa dyer e dritare, me një copë bukë në dorë. Ai nuk e di sesi fëmijët belgë e holandezë studiojnë në shkolla të sigurta, me mësues që nuk i çojnë në mbledhjet e partisë.

Edhe ai i papuni, që merr asistencë 3 mijë lek, nga TV dëgjon se po shkon në Europë, por nuk I ka në xhep 1500 euro që marrin europianët e papunë në Greqinë e zhytur në krizë. Prek kuletën dhe nuk I peshon fare, imagjino ai që nuk merr as ndihmën ekonomike që duhet të kërkojë më kot ndonjë punë që të sigurojë bukën thatë fëmijëve. Për fat të keq, ai dëgjon nga propaganda se edhe hashashi nuk mbillet më. Aty nxirrte ndonjë lek sa për fëmijët. TV thotë se nuk ka më hashash, kështu ka raportuar Vlahutin në Bruksel. Megjithatë era e maleve nuk vjen më si dikur luledele.

Ja pra, njerëzit e duan Europën. E duam edhe Shqipërinë si Europa, thirrja me të cilën rrëzuam murin e izolimit komunist 28 vite më parë. Por ka një hendek të madh mes asaj që duam dhe asaj që kemi. Më e keqja e gjithë kësaj të mire që po na propagandohet është se ne po integrohemi formalisht në Europë dhe jo faktikisht. Pra, kemi plotësuar letra pa fund. Reforma vetëm të shkruara e të pazbatuara. Në BE shkohet duke u bërë europianë, jo duke bërë si europianë.

E zëmë dhe urojmë se nisin negociatat në qershor. Kapitulli i parë i negocimit me BE-në është bujqësia. Atëherë ekspertët e BE do të vinë në Shishtavec dhe do të shohin sesi mbillen patatet me metoda mesjetare dhe do të na thonë se sa pak europianë jemi bërë. E thënë shumë shqip, pa pasur nevojën e përkthimit, duhet të bëhemi ne europianë që të të bashkohemi me Europën dhe të tillë nuk bëhemi vetëm duke bërë reforma në letër. Europianë bëhemi duke e ndërtuar Europën këtu, jo formalisht por si një mënyrë jetese për shqiptarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...