Si ua mori dinastia Assad pushtetin sunitëve në Siri

Saturday, 05 May 2018 19:55

Alavitët u ngritën në pushtet gjatë shekullit XX dhe zanafilla daton gjatë mandatit francez mbi Sirinë. Në 1920, ata përbënin grupin minoritar më të diskriminuar; rreth viteve 1970, ndodhi klimaksi i pushtetit të tyre.

Ngritja e Alavitëve në Siri gjatë shekullit të kaluar është parë nga studiuesit gjeo-politikë me shumë kërshëri, e kjo për disa arsye. Alavitët, si nëndegë e Shiitizmit, kanë qenë grupi sektar më i diskriminuar, madje edhe gjatë Perandorisë Osmane ata nuk përfitonin nga politika e “miletit” e konsideroheshin më shumë si paganë sesa si myslimanë. Alavitët adoptuan një sjellje pro-franceze dhe ishin aq të përkushtuar ndaj mandatit francez saqë nuk dërguan përfaqësues në Kongresin e Përgjithshëm të Sirisë. Rivaliteti i tyre shekullor ndaj sunitëve u shpalos edhe në vitin 1919, kur u ngritën në një rebelim, me armë franceze, kundër Princit Faysal, sundimtar sunit arab të Sirisë nga 1918-1920.Dy vjet më vonë, alavitët u rebeluan ndaj sundimit francez nën udhëheqjen e Salih-al-Ali, një ngjarje që sot regjimi i Assadit e ka trumbetuar si një kredencial anti-imperialist. Sapo autoritetet francezë u dhanë autonimi alavitëve, ata në këmbim fituan edhe mbështetjen e tyre.

Kësodore, nga vendosja e mandatit francez pas Luftës së Parë Botërore alavitët përfituan më shumë se çdo grup sektar tjetër. Ky përfitim përkthehet në një autonomi politike larg kontrollit të sunitëve:shteti i Latakisë (i alavitëve) do të themelohej më 1 korrik 1922. Po në këtë vit, ata do të fitonin edhe autonomi ligjore: në 1922 u mor vendimi për t’i dhënë fund kontrollit sunit mbi gjyqësor duke i transferuar çështjet e alavitëve nën juridiksionin e juristëve alavitë.

Në rrafshin ekonomik, shteti alavit gëzonte privilegje, taksa të ulta dhe subvencione.

Pikërisht, ky lulëzim i tyre në kohën kur grupet e tjera sektare, e veçanërisht sunitët krijonin lëvizje të rezistencës kundër mandatit francez, e ka amplifikuar edhe më tej armiqësinë mes dy sekteve.  Si shpërblim ndaj përkujdesjes franceze, alavitët e mbështetën fuqishëm mandatin francez dhe gjatë zgjedhjeve të janarit 1920, të sponsorizuara nga francezët, ata ishin të vetmit që morën pjesë në numër të konsiderueshëm në këto zgjedhje.

Pjesëmarrja aktive e alavitvë u shpalos edhe në radhët ushtarake, duke përbërë katër nga tetë batalionet këmbësore të ushtrisë së quajtur “Troupes Spéciales du Levant”, duke shërbyer si policisë dhe si informatorë në mbrojtje të mandatit francez. Nëpërmjet këtyre pozicioneve, alavitët shtypnin kryengritjet e sunitëve, me frikën se largimi i francezeve do të përbënte një restaurim të kontrollit sunit mbi ta. Henri De Jouvenel, Komisionari i Lartë për Sirinë (1925-1927), citon një lider alavit që t’i ketë thënë: “Ne ia kemi dalë që të arrijmë të bëjmë progres ne 3-5 vite më shumë se ckemi bërë në 3-4 shekujt e kaluar. Prandaj, na lini në këtë suazë.

Një parashikim profetik, të atij rezultati që po pasqyrohet sot në krizën siriane, do të shfaqej nga korrespondenca e liderëve alavite për kryeministrin francez, Leon Blum.

Gjashtë liderë të shquar alavit (përfshirë Sylayman Assad, gjyshi i Hafiz al-Assad-it) i dërgoi një tjetër letër kryeministrit Blum ku parashtroi disa cështje: “Alavitët ndryshojnë nga feja dhe historia me sunitët; alavitët refuzojnë të bashkohen më Sirinë, sepse është një shtet sunit dhe se këtë i konsiderojnë alavitët qafirë: përfundimi i mandatit francez do t’i ekspozonte alavitët ndaj një rreziku vdekjeprurës. Megjithëse shteti alavit do ta humbiste statusin autonom në dhjetor 1936, kjo province vazhdonte të përfitonte nga një “regjim veçantë financiar dhe administrativ”.

Megjithatë, problemi sektar i sirisë nuk u zgjidh veçanërisht në pozicionin e sunitëve dhe rolin e islamit në shoqëri. Është ky konflikt që lëngon sot Sirinë që do të shtohej që me kushtetuan e 1973. Kushtetuetat e mëparshme siriane, nga kohët e kolonizimit francez, përcaktonin specifikisht se në krye të vendit duhet të qëndronte një president. Pavarësisht bindjeve të tij sekulare, kjo e për shkak të përkatësisë së tij alavite, Hafez al-Assad bëri dy përpjekje për t’i hedhur hi syve opinionit mysliman sunit. Në përpjekjen e parë, ai e zëvendësoi klauzolën që kushtëzonte postin presidencial me të qenit mysliman duke bërë një përkufizim të ri të asaj se çfarë është një mysliman. “Islami”, theksonte dispozita e re, “është fe e paqes, progresit dhe drejtësisë sociale, e barazisë për të gjithë...”. Në dredhinë e dytë, i përdori një jurist të respektuar mysliman, jo nga Siria por nga Liba, e jo  sunit por shiitë” që të publikonte një zbulim se alavitët ishin myslimanë shiitë dhe jo heretikë.

(Bazuar në studimin e Daniel Pipes. Greater Syria: The Histori of an Ambition. Oxford University Press, 1990)

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Majmunët “pushtojnë” Japoninë

Aktualitet

Majmunët “pushtojnë” Japoninë

Një ushtri e armatosur është formuar në një fshat japonez për të ndaluar ‘pushtimin’ e zonës nga majmunët dhe vjedhjen e të mbjellave. Më shumë se 30 vullnetarë në komunitetin malor...

Operacion policor në Tetovë, sekuestrohen mbi 20 kg drogë

Bota Shqiptare

Operacion policor në Tetovë, sekuestrohen mbi 20 kg drogë

Policia sot rreth orës 17:00 ka filluar një operacion anti-drogë në Tetovë. Sipas informacioneve të para janë sekuestruar rreth 22 kg drogë. Operacioni është zhvilluar në bulevardin kryesor të qytetit...

Prej 10 ditësh i larguar nga banesa, Anglia në kërkim të adoleshentit shqiptar

Aktualitet

Prej 10 ditësh i larguar nga banesa, Anglia në kërkim të adoleshentit shqiptar

Ky është Daniel Gjinaj, një adoleshent shqiptar me banim në Angli për të cilin nuk dihet asgjë prej më shumë se një jave. Policia thotë se Daniel Gjinaj është zhdukur nga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!