A ishte më i mirë Milosheviçi a Stamboliçi, Erdogani a Guleni?

E Enjte, 05 Prill 2018 16:52

Kur terrori ndaj shqiptarëve të Dardanisë po e arrinte kulmin, të një shtresë nostalgjikësh jugosllavë me prejardhje shqiptare, nisi debati i ashpër, cili ishte më i mirë: serbi Milosheviq a serbi tjetër Stamboliq? Përtej alpeve shqiptare trumbetonin se serbi Drashkoviq është edhe më i mirë se dy të parët. Ishte e kot të futeshe në debate shterpe, sepse edhe serbi i parë edhe serbi i dytë, madje edhe i treti e i katërti, shqiptarët e Dardanisë e të territoreve etnike përpiqeshin t’i mbanin nën okupim. Qasja ndryshonte.  

Kishte situata tragjikomike brenda familjeve në Dardani. Kështu, xhaxhai Surroi, që deklarohej turk i Prizrenit, e mbështeste Milosheviqin. Nipi Veton Surroi, deklarimi kombëtar i të cilit nuk dihej, ishte për serbin tjetër, Stamboliq.

Na çliroi NATO nga Serbia, na i hoqi qafe për një kohë Amerika e Evropa Perëndimore  mercenarët shqipfolës që donin të na linin të pushtuar. Milosheviqi vrau Stamboliqin, vrau edhe vetën, kështu që u shuan debatet cili serb ishte më i miri. Por nuk pushoi gjakimi i mercenarëve shqipfolës që t’i zëvendësonin dy serbët e vdekur me tutorë tjerë. Shpirti i skllavit e kopetë e deleve nuk mund ta mendojnë jetën e tyre të mjerë pa ujqër e pa skllavopronarë. Mercenarët e paskrupullt që paranë e kanë fe e atdhe, nxiten debate të reja: a është më i mirë turku Erdogan a turku Gylen?  Natyrisht zjarrmi u japin portalet shqipfolëse të financuara nga Edogani, ndërsa u kundërpërgjigjen portalet e mbështetura nga Gyleni.

Prapë familja Surroi si me Milosheviqin e Stamboliqin u nda në dysh: disa janë për Erdoganin, të tjerët me Gylenin. Jeniçerët e Gulenit dhe jeniçerët e Erdoganit ashtu si serbët e Milosheviqit e Stamboliqit dikur, synojnë ta zhvatin pasurinë kombëtare të Dardanisë, sikurse po e zhvatin, t’i varfërojnë shqiptarët edhe më, pastaj t’i shkombëtarizojnë.

Modifikuar më Premte, 06 Prill 2018 16:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...