(Foto) Kryeministri promovon QSUT-në, pse Aneta Rama kurohet në spital privat?

Tuesday, 05 June 2018 21:35

Edhe ditën e sotme nuk ka munguar propaganda nga ana e kryeministrit Edi Rama. Ky  i fundit sot ka realizuar ‘serialin e rradhës të telenovelës’, ku nuk ka munguar as ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Rama vizitoi sot Spitalin Onkologjik në QSUT ku prezanatoi disa nga aparaturat për të sëmurët me kancer. Nga ERTV gjithçka u transmetua sikur në spitalet tona çdo gjë funksionon për së mbari dhe qytetarët marrin shërbimet e duhuara. 

Madje Manastirliu theksoi se kanë ardhur edhe aparaturat më moderne për të kuruar pacientët me sëmundjen e rëndë. Rama u shfaq shumë i vëmendshëm teksa dëgjonte mjekun që shpjegonte rolin e aparturave.

Por kur shërbimi shëndetësor në spitalet shtetërore është kaq pa probleme pse kryeministri kuroi nënën e tij, Aneta Ramën në spital privat?

Kryeministri Rama në Janar të 2015 kuroi nënën e tij në një spital privat të vendit  dhe jo në spitalet shtetësore. Aneta Rama iu nënshtrua një operacioni por pas tij nuk munguan edhe fotot e Ramës me mjekun e huaj, të cilit i shprehur falenderimet. 

Rama nuk i besoi spitalit shetetëror kurmin e nënës së tij pasi jo vuan nga një sëmundje e rëndë. 

Por pse? Rama bën propagandë se sistemi shëndetësor në Shqipëri është përmirësuar, madje është edhe ‘falas’. pPse zgjodhi privatin? Për teknologjinë dhe shërbimin më të mirë?

Për këtë duhet të na japë përgjigje Rama, por njëherë duhet të lërë mënjanë propagandën se nga ajo e vërteta është larg. hashtag.al

Rama në foto me mjekët që operuan Aneta Ramën:

Sot nga Spitali Onkologjik i QSUT-së:

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 21:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...