Rama u hoqi bukën e gojës 20 mijë shqiptarëve, sot shet bamirësi

E mërkurë, 06 June 2018 08:42

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar nëpërmjet një statusi në faqen e tij “Facebook” për praninë e kryeministrit Rama, mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion, ku protagoniste ishin 6 motrat jetime nga Kukësi. Për Berishën prania e tij është tallëse, pasi "halleqarësi" siç e quan ai Ramën u preu kafshatën 20 mijë familjeve shqiptare duke u hequr ndihmën ekonomike dhe tani shkon të shesë bamirësi.

Statusi i plotë i Berishës:

“Duke ndjekur Opinion!

Miq, sonte nuk ju besova syve me çfarë pashë në Opinion!

Në emisionin kushtuar humanizmit, bamirësisë dhe në mënyrë konkrete një familje prej gjashtë jetimesh, në studio si halleqarës ishte ulur edhe njeriu që dy muaj me parë u preu kafshatën 20 mijë familjeve shqiptare! Prania e tij në studio më kujtoi një tregim të Çehovit, ku dy gjahtarë në një pyll vranë një njeri dhe pasi e kontrolluan në xhepa i gjetën një pako me cironka. Kur njeri desh t’i hante ato, mos i prek, – i tha tjetri, – se jemi në kreshmë.

Edhe piktori dështak, pasi u hoqi ndihmën 20 mijë shqiptareve, tani shkon të shesë bamirësi, fjalë që e dëgjon për herë të parë sonte në Opinion!”, shkruan Berisha. /55news.al/

Modifikuar më E mërkurë, 06 June 2018 10:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...