Reforma, Drejtësi kokëposhtë

E mërkurë, 06 June 2018 19:10

Reforma në Drejtësi po rezulton që më së paku është hartuar keq. Kjo po dëshmohet së fundmi, kur disa prej ligjeve të paketës reformatore janë në shqyrtim për t’u ndryshuar, pa nisur asnjë ditë aplikimin e tyre.

Pak ditë më parë, deputetët socialistë në Komisionin e Ligjeve paraqitën propozimin për ndryshimin në ligjin që rregullon emërimin e magjistratëve të rinj që përfundojnë Shkollën e Magjistraturës.

Ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” ka parashikuar që emërimet e magjistratëve të rinj i kryen Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por ky ligj, i miratuar me shpejtësi si shumë të tjerë, nuk ka asnjë parashikim se çfarë ndodh nëse nuk krijohen shpejt KLGJ dhe KLP. Ligjvënësit e majtë, përfshirë edhe EURALIUS e OPDAT, në nxitim e sipër, kanë “harruar” apo neglizhuar dispozitat kalimtare për të rregulluar këto situata.

Tashmë, u duhet po këtyre deputetëve, të cilët po mburren prej dy vitesh që kanë realizuar Reformën në Drejtësi, për të ndryshuar pikërisht ligjin e tyre. Ligjvënësit socialistë Ulsi Manja dhe Klotilda Bushka propozojnë që, përderisa nuk janë krijuar KLGJ e KLP, emërimet e magjistratëve të kryhen përkatësisht nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm (i Përkohshëm).

Në fakt, këto dy institucionet e fundit i kanë pasur tagrat për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj. Por, me ndërhyrjen brutale në Kushtetutë, KLD-së dhe Prokurorit të Përgjithshëm iu hoq kjo e drejtë. Tanimë, për shkak të amullisë së krijuar, socialistët kërkojnë që t’ua rikthejnë sërish këtë kompetencë KLD-së dhe Prokurorit të Përgjithshëm, duke shënuar një prapa-ktheu të madhe në Reformën në Drejtësi.

Por, nuk është vetëm ky aspekt që rezultoi problematik. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është një tjetër institucion shumë i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi. Kandidatët për KED zgjidhen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Anëtarët e KED qëndrojnë në detyrë për një vit dhe më pas zëvendësohen, nëpërmjet procedurave të KLGJ dhe KLP. Përderisa këto struktura nuk janë krijuar, deri më tani, kandidatët për anëtarë të KED janë propozuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm, në mungesë totale të një parashikimi ligjor.

Anëtarët aktualë të KED-së u zgjodhën në dhjetor 2017 pa asnjë bazë ligjore. Kur KLD dhe Prokurori i Përgjithshëm konstatuan se nuk kishin ligj për të propozuar kandidaturat, Komisioni i Ligjeve, mbështetur nga EURALIUS/OPDAT u sugjeroi që të propozonin emra gjyqtarësh e prokurorësh, pavarësisht se nuk kishin asnjë bazë kushtetuese dhe normash juridike. Pra, edhe në këtë rast, Reforma në Drejtësi ka dështuar në parashikimet e saj, duke i trajtuar procedurat ligjore vetëm dhe thjesht sipas vullnetit politik, nëpërmjet zgjidhjeve spontante dhe të momentit.

Tashmë, ligjvënësit socialistë, ata të cilët morën turravrapin për të miratuar Reformën (e cunguar) të Drejtësisë, po shqyrtojnë mundësinë të ndryshojnë diçka edhe në këtë ligj, për të shmangur ngërçet që mund t’i kishin parashikuar që në fillim.

Dhe, natyrisht, rasti më flagrant është zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Në një situatë boshllëku ligjor, për shkak të paaftësisë apo vullnetit dashakeqës të maxhorancës së mbështetur nga EURALIUS/OPDAT, shumica parlamentare zgjodhi vetëm me votat e saj Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm (PPP).

Por ndryshe nga ligjet e cituar më sipër, socialistët nuk kanë ndërmend që të amendojnë procedurat për zgjedhjen e PPP. Ata ndihen mirë me Arta Markun, të cilën e zgjodhën me 69 vota.

Modifikuar më E mërkurë, 06 June 2018 19:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...