Protesta nëpërmjet fotove

E mërkurë, 06 June 2018 19:37

Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së sollën një tjetër risi në protestën e pasdites së sotme, para Ministrisë së Brendshme, ku kërkuan rrëzimin e qeverisë Rama e në veçanti largimin e Xhafaj.

“Një ekspozitë me “meme” nga shumë të rinj që i kanë realizuar për të treguar se nuk e durojnë sot qeverinë e Ramës, këtë sistem antivlerash”, u shpreh deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi.

“Në mënyre simbolike, të rinjtë vendosen përpara ministrisë një ekspozite me “meme” të bëra nga të rinj të pa angazhuar politikisht, rrjete të ndryshme sociale si dhe Genc Sejko, te cilat tregojnë se si vepron drejtësia e Edi Rames”, tha Belind Këllici, kreu i FRPD-së.

Ai po ashtu shtoi se kuksianët vazhdojnë të jenë në burg, ndërkohë që Tahiri e Xhafaj janë të lirë, “Kuksianet janë ende ne burg, Tahiri i lirë e Xhafa ministër. Për 3 mije leke fature energjie të pa paguar kryefamiljaret janë shtyre drejt vetëvrasjes, ndërsa Fatmir Xhafa është ministër dhe pse ka fshehur nga drejtësia të vëllanë të dënuar për trafik droge, edhe perse ai është subjekt i ligjit Antimafia për shkak të dënimit me 7 vite burg për trafik droge në Itali të vëllait të tij.

Këto meme pasqyrojnë më së miri ironinë thërresë me të cilen të rinjtë shqiptarë trajtojnë Edi Ramën, Fatmir Xhafen e Saimir Tahirin në rrjetet sociale. Tashmë kjo treshe e cila po bllokon integrimin e Shqipërisë në Europë është trageti kryesor i talljes së të rinjve shqiptarë”.

Protestuesit kërkuan jo vetëm largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por edhe të Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij.

Ata po ashtu thanë se protestat do të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë së krimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...