Basha: Rama sulmon biznesin e vogël, favorizon oligarkët

Tuesday, 10 Prill 2018 13:29

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme pas protestës që bëri biznesi i vogël, pasi futjes në skemën e TVSH, nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Basha thotë se nuk ka asnjë arsye ekonomike që Rama të vendosë këtë taksë, përvec arsyes së favorizimit të oligarkëve si dhe dhënien më pas me koncension një privati për mbledhjen e kësaj takse.

Kreu i PD-së, shprehet se Rama po fundosë Shqiëprinë, ndërsa e vetmja rrugë për të shpëtuar nga ai është Partia Demokratike.

“Futja e biznesit të vogël në TVSH është goditje që i bëhet biznesit, ekonomisë, dhe vetë Shqipërisë. Sipërmarrësit e vegjël janë motori i çdo ekonomie dhe shoqërie: ata krijonë punësim, ata sjellin zhvillim, ata sjellin mirëqenie.
Nuk ka asnjë arsye ekonomike, asnjë arsye publike për vendimin e Edi Ramës kundër biznesit të vogël. Ka vetëm dy arsye private: favorizimi i oligarkëve dhe krijimi i kushteve për koncesionin privat të TVSH-së. 
Sipërmarrësit e vegjël treguan sot në mbarë vendin se ata nuk do të heshtin para arbitraritetit, nuk do të lejojnë që bizneset dhe mundi i tyre të grabitet nga Edi Rama dhe klientët e tij. 
Ata duan një Shqipëri ku ka mundësi, ku ka konkurencë të ndershme, ku ka drejtësi. 
Kjo Shqipëri do të jetë realitet vetëm kur politika të mos jetë e kapur, kur Shqipëria të çlirohet nga oligarkia politike dhe ekonomike. 
Ky është vizioni dhe vullneti i Partisë Demokratike.”, -shkruan Bashan në profilin e tij në ‘Facebook’.

Ditën e sotme, shumë biznese të cilët nuk janë dakord me vendosjen e TVSH, në shenjë protesta ulën qepanat.

/55News.al/

Modifikuar më Tuesday, 10 Prill 2018 13:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...