×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Deklarata e fortë e aktorit: Qeveria na ka ofruar para në këmbim të heshtjes

E Enjte, 21 June 2018 20:35

Vazhdon protesta e aktorëve për mos prishjen e Teatrit Kombëtar.

Aktori Romir Zalla ka shprehur mendimin e tij në protestën e sotme, i cili ka thënë se ka në dorë vetëm fjalën. Pasi nuk ka pushtet e aq më pak para për ta ndaluar këtë që po u bëhet aktorëve.

Zalla tha se teatri ka më shumë se 20 vite që po rrënohet.

Dhe e gjithë kjo ven si pasojë e ndarjes që iu është bërë artistëve. “Ne na kanë ndarë në të vjetër dhe në të rinj, me rrogë pa rrogë, të jashtëm të brendshëm, të kuq të me ngjyrë blu. Teatri po prishet çdo ditë.”

Aktori tha se politika nuk mund të tregohet arrogante me artistët. “Ti mund të tregohesh arrogant me kuksianët, me minatorët, me mësuesit, me mjeket, inxhinierët, që kanë ngelur pa tekst, por kujdes po bëhesh arrogant me artistët.”

Gjithashtu ai shtoi se e di se çfarë do të bëhet me ndërtimin e teatrit të ri. ”Një kioskë ultra-moderne, një çakmak me shtatë shishe uiski të shtrenjta”, tha ai.

Gjithashtu akuzoi qeverinë se disa aktorë janë pikasur prej saj dhe do u ofrohen lekë dhe shtëpi,  për të mos folur kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Modifikuar më E Enjte, 21 June 2018 21:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...