×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Manjani: Lu dhe Lei i bëjnë të gjitha se kanë besimin e Ramës

Saturday, 14 Prill 2018 10:00

Pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama se beson amerikanin dhe kroatin, duke iu referuar ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kryediplomates së Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, ka reaguar ashpër ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ai ka lëshuar akuza ndaj Ramës dhe dy ambasadorëve për kapjen e sistemit të drejtësisë.

Postimi i Manjanit

Besimi...
————-
Ai (KryeRilindasi) beson Lu dhe Lei!
Sigurisht! Me ndihmën e të dyve sot Ai ka në dorë në mënyrën më anti-demokratike DREJTËSINË!!!
Jo se nuk e kishte, por sot e ka 100%.
Shkriu Gjykatën Kushtetuese; mbylli Gjykatën e Lartë; zabtoi Prokurorinë! Vettingun po e bën vetë me të përgjedhurit e tepsisë dhe të çanakut të Rilindjes! Për ditë po zbulohen fakte kompromentuese, të cilat kam një vit që i denoncoj.
I vuri nën hyqmin e Tij, i mbështetur dhe i duartrokitur edhe nga Lu edhe nga Lei.
Arreston kë ti dojë qejfi jo për ta dënuar, por për ta telendisur nëpër media! Flasin hapur për Drejtësi Popullore!
Kundërshtarët dhe rivalët politikë nuk i arreston, i shantazhon dhe i telendis në mediat e tij. Me thënë të drejtën e ka bërë me sukses!
Vini re: në këtë telendisje marrin pjesë edhe ata të dy!!! Flasin me emra dhe i etiketojnë “të korruptuar” apo “kriminellë”, pa qenë të dënuar nga asnjë gjykatë!!!
E pra në vendet nga vijnë nuk guxojnë as ti mendojnë këto që këtu i bëjnë! I bëjnë sepse kanë besimin e Atij....
Pa dyshim që Ai ata të dy beson...
Po ne që sot besojmë, kë të besojmë?!

/Express

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...