“Shfaqja e shëmtuar me llogaridhënien, dështimi më i madh i qeverisë

E mërkurë, 04 July 2018 10:49

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari e ka cilësuar si një dështim të qeverisë llogaridhënien publike, pasi sipas tij qytetarët sot nuk kanë nevojë për show.

POSTIMI:

Llogaridhënia publike, dështimi më i madh i kësaj qeverie dhe këtij Kryeministri.

Qytetarët nuk kanë nevojë për show me regji dhe skenar të një Kryeministri arrogant dhe të papërgjegjshëm që nuk e mbajnë as nervat në llogaridhënien e tij partiake.

Llogaridhënia publike bëhet vetëm për të shfajësuar vetën ky Kryeministër dhe për të gjetur fajtor për keqqeverisjen. Tipike për sistemet diktatoriale: Ku dominon gjyqi publik pa pyetur për institucione dhe ligje.

Shembulli më i mirë i dështimit të llogaridhënies ka të bëjë me qytetarët e Kukësit, ku ky Kryeministër arrogant dhe i papërgjegjshëm nuk i thirri në dëgjesë përpara se të vendoste traun por e bëri fakt të kryer. Kjo është llogaridhënia publike me këtë Kryeministër?

Në këto 10 muaj ky Kryeministër nuk po e qeveris dot vendin, nuk ka asnjë plan konkret për uljen e varfërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës nuk ka asnjë plan për emigrimin e të rinjve nga Shqipëria. Nga 10 të rinj që mbarojnë universitetin 8 prej tyre duan të largohen nga vendi. Nuk ka asnjë strategji për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike dhe drogave të forta. Qytetarët nuk duan show dhe portale partie. Duan punë, mirëqenie dhe siguri publike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...