Opozita kërkon shtyrjen e Komisionit të Ligjeve: U shkel rëndë Rregullorja

E mërkurë, 11 July 2018 10:22

Në Komisionin e Ligjeve është parashikuar që në orën 11.00 të shqyrtohen dy raporte të rëndësishme për gjendjen e kriminalitetit në vend. Ai i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme dhe ai i Ministrisë së Drejtësisë.

Por opozita ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e mbledhjes.

Nëpërmjet një letre drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryetarët e grupeve të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili shprehin kundërshtimin e opozitës për zhvillimin e mbledhjes në shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit.

Spaho dhe Vasili argumentojnë se, ndryshe nga sa parashikon neni 29, raportimi është futur në rend dite pa qenë më parë në kalendarin e punimeve të Kuvendit, i miratuar deri në fund te sesionit.

Shkelja tjetër flagrante e Rregullores është caktimi i programit dhe kalendarit të Komisionit nga kryetari Ulsi Manja pa u këshilluar më parë me nënkryetarin Alibeaj, siç e detyron neni 33 i Rregullores së Kuvendit.

Në kërkesën drejtuar Ruçit, kryetarët e grupeve të opozitës theksojnë se dy raportet janë voluminoze dhe duan një kohë të mjaftueshme për shqyrtim serioz. Për më tepër, ata vënë në dukje se dy anëtarë të opozitës, përfshirë nënkryetarin janë me detyrë nga Kuvendi jashtë vendit.

Duke cituar kompetencat e Kryetarit, Spaho dhe Vasili i kërkojnë kryeparlamentarit Ruçi të anulojë mbledhjen e orës 11.00, që zhvillohet në shkelje të 4 neneve të Rregullores.

Duke e konsideruar Rregulloren e Kuvendit si garantuesen e vetme të bashkëjetesës politike në Kuvend, kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës theksojnë se shkeljet e vazhdueshme të mazhorancës po e minojnë këtë bashkëjetesë.

“Nëse veprimet arbitrare të përfaqësuesve të maxhorancës, në shkelje të Rregullores, mbështeten nga ana juaj, atëherë jeni duke vënë seriozisht në rrezik bashkëjetesën demokratike midis pozitës dhe opozitës në Kuvend”- thuhet në kërkesën e kryetarëve të opozitës, të cilët akoma nuk kanë marrë një përgjigje nga Kryetari i Kuvendit.

cb2ed8e1-9282-4e4d-b55b-f98fa6e20cee.jpg7266b0e7-578e-476c-bc64-9662da510356.jpg

Modifikuar më E mërkurë, 11 July 2018 11:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...