×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Djemtë e Gramshit 2 ditë malit për Greqi: Thirri mendjes qirje Rama, na mbytën taksat e tua

Saturday, 14 Prill 2018 12:54

Të shumtë janë shqiptarët që emigrojnë jashtë vendit në kërkim të më shumë mundësive për një jetë dinjitoze.

Madje sipas shifrave nga Eurostat dhe organizmat e tjerë statistikorë, shqiptarët janë populli që kryeson listën e aplikimeve për azil në vendet e BE-së, duke lënë pas edhe marokenët. Vetëm në vitin 2017 kanë aplikuar për azil 27.500 shqiptarë një shifër e frikshme nëse marrim në konsideratë popullsinë totale vendase prej 2.9 milion banorësh. Greqia ka qenë një vend alternativ për shumë shqiptarë për vite të tëra dhe me sa duket vazhdon të jetë. Edhe pse në vitin 2018-të, shumë të rinj shqiptarë shkojnë në Greqi në këmbë duke ndjekur rrugët e “malit”. Një i ri ka filmuar rrugën teksa janë duke ikur për në Greqi, dhe e ka dërguar për JOQ.al, teksa e komenton:

Ore qirje Bushati, Rama mu palikari mu, palikari...

Viti 2018, çunat në këmbë për Greqi, shikojeni mes pyllit dhe arushës, ju përshëndesim o Ramë nga çunat e Gramshit. Hallall! Mirë ja bën Shqipërisë, t’japin votat ty ata, ti mirë ua bën. Ti me gjithë ata tjerët, bashkë me Sali Berishën, edhe ai është kokrra e legenit.

Kam shumë, shumë fjalë banale për t’ju thënë, por nuk ma lejon ndërgjegjja se ka shumë motra dhe nëna shqiptare që mund ta shohin këtë video dhe djemtë e tyre që torturohen kështu. Kemi dy ditë që ecim këmbë dhe vazhdojmë akoma të ecim në këmbë mes pyllit o Rama.

O Rama kam qenë në mes të Tiranës në punë, jam specialist për dru-alumin, por u detyrova dhe lashë punën, sepse nuk paguaja dot taksat e tua.

Me 300 mijë lekë rrogë çfarë mund të bëja unë në muaj?! A mund t’ia dilja dot kur ti doje nga unë 80 mijë lekë drita, e 20 mijë lekë i donte lali Eri. Me këto 200 mijë lekë që ngelshin çfarë mund të bëja unë?! Të mbaja fëmijën? Familjen?

O Rama thirri mendjes, bëhu njëherë për shqiptarët, bëhu njëherë me emër.”

Taksat janë rritur dhe vazhdojnë të rriten, diçka nuk shkon...

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...