Manjani, të rinjve: Detyra juaj të ndërtoni diçka të re, pastrojeni vendin nga plehrat

E mërkurë, 22 August 2018 16:57

Nga aktiviteti i të rinjtë të Lëvizjes Rinore për Integrim në kampingun e Jalit, Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë dhe një trajnim me temë '' Reforma në drejtësi''.

Manjani u shpreh se Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ajo që nuk po sheh ky popull sot, nuk po sheh cila është alternativa.

Pjesë nga fjalimi i Ylli Manjanit

Ajo që duhet të zgjidhim njëherë e mirë është ndërtimi i diçkaje të re. Dhe kjo është detyra juaj. Ndërtoni diçka të re. Ndërtoni diçka që e keni në kokë dhe e keni ëndërr dhe që do jetë në thelb e ardhmja juaj. Të ardhmen nuk mua ta ndërtojë e shkuara.

Reformat që merren me njerëzit janë të poshtra dhe prodhojnë diktaturë.

Sistemi jonë politik nuk është i drejtë. Sistemi zgjedhor që ne kemi është një sistem hajdut. Ska logjikë proporcionale, ka logjikë sundimi dhe ka logjikë mashtrimi.

Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ajo që nuk po sheh ky popull sot, nuk po sheh cila është alternativa. Në qoftë se nuk shfaqesh dot si një alternativë më e mirë se kjo që është koston e merr ti. Detyra jonë e të gjithëve bashkë është ta shfaqim veten si një alternativë dhe për t'i treguar këtyre që ne jemi më të mirë se ju, se dimë të qeverisim me mirë, se dimë të qeverisim pa koncesione, se na vjen keq më shumë sesa ty për fshatarët edhe për fuqinë punëtore të vendit, sepse ne nuk jemi agjensi punësimi por jemi alternativa ekonomike me taksa më të ulëta. Këtë pret populli sot. Se kush është Edi Rama dhe rilindja tashmë e dinë të gjithë dhe kjo është evidente.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...