Goditja ndaj mjekëve e papranueshme, ja ku ndodhen fajtorët

Premte, 21 September 2018 20:50

Deputeti dhe kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka reaguar pas arrestimit të disa mjekëve në spitalin e Shkodrës me pretendimin se kanë abuzuar me detyrën. Përmes një postimi në Facebook, Nard Ndoka thotë se policia nuk godet krimin, por personelin mjekësor. Ndoka thotë se fajtorët janë në Tiranë duke filluar nga Ministria e Shëndetësisë.

Statusi i plotë:

Pse u arrestuan “bluzat e bardha”, në Spitalin Rajonal në Shkodër?!
Policia nuk godet krimin, por personelin mjekësor!

Nuk është ligjore as etike, që për proçedura administrative, që planifikohen dhe vendosën në Ministrinë e Shendetesisë në Tiranë, e cila është përgjegjëse për; sasinë, cilësinë, çmimin dhe çdo gjë tjetër, të arrestohen ato që shërbejnë dhe punojnë me pacientët 24 orë.

Goditja ndaj personelit mjekësor në grup, është rast i paprecident dhe i papranueshëm.

Fajtorët janë në Tiranë, duke filluar nga koka (ministri), Drejtoria e Planifikimit dhe Shpërndarjes në ministri dhe pjesa tjetër administrative.

Ndaj ky aksion policor është abuziv dhe i qëllimshëm; thjesht për të tërhequr vëmendjen nga bandat dhe kriminelët, më të cilët drejtuesit e Policisë së Shtetit shtrojnë dreka e darka ço ditë me to.

Ky “show” policor duhej të kursehej në këto rrethana dhe kushte; kur opinioni në tërësi dhe qytetarët e Shkodrës në veçanti presin goditjen e grupeve kriminale dhe elementëve të rrezikshëm, që veprojnë çdo ditë nën “hundën” e policisë.

Policia nuk goditi xhaketat e zeza të krimit, por bluzat e bardha të shëndetësisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...