Denoncim/ ‘Mjeku në Peshkopi operon të sëmurin tjetër për tjetër’

Diel, 23 September 2018 12:20

Një 20-vjeçar nga qyteti i Peshkopisë ka shkuar për një puçër në spital dhe është operuar nga apendasiti pa u lajmëruar më parë nga mjeku.

Ky denoncim është bërë publik nga Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në facebook.

Në mesazhin e qytetarit shkruhet se kirurgu Gazmir Xhembulla bashkëshort i deputetes së PS-së Almira Zebi Xhembulla e ka operuar të riun për apendasit pa informuar më parë as atë dhe as familjarët e tij.

Postimi i plotë:

Kjo eshte mjeksia e Kallam Deshtakut!

I semuri operohet tjeter per tjeter!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha.!

Per te mos u indetifikuar po te shkruaj anonim.

Ne spitalin e Peshkopise me dt 20.9.2018 eshte paraqitur ne spitalin e Peshkopise nje djal rreth 20 vjeç te cilit i.kishte dalur nje puçer pas shpine. Pasi e kontrollon kirugu Gazmir Xhembulla i cili eshte dhe burri i deputetes se PS Almira Zebi Xhembulla i thote qe do te operohesh. Pasi e fut ne sall te operimit ne vend qe ti heq puçrren i ka hequr opendesitin.

Kur djalit i ka dalur narkoza ka pare plagen ne bark dhe u ka spjeguar se çka ndodh me te. Mjeku i ka thene te hoqem opendesitin se ti me the per ate apendesitin. Ka plasur sheri me familjaret e djalit dhe familja ka vajt ne kom per kallzim po e kan mbajt te fshehur kete rast budallek te mjekeve tane. Drejtoria e Spitalit esht ne dijeni dhe gjith Peshkopia e din kte budallek.Ju lutem publikojeni se po mbahet fshehur kjo maskarade pasi kirurgu esht burri deputes se PS dhe rin tap me alkol.

Per ta verefikuar me sakt personi ndodhet aktualisht ndodhet ne repartin e kururgjise dhoma tre

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...