Emrat/ Si është fuqizuar ‘klani Veliaj’ brenda Partisë Socialiste dhe qeverisë së Ramës; postet që kanë fituar

Diel, 15 Prill 2018 21:40

Pas zgjedhjes së Erion Veliajt në krye të Tiranës, duket se nga kryeministri Edi Rama ka një stepje për të promovuar njerëzit e ish-kreut të ‘G99’ në poste të rëndësishme të qeverisë

Rasti i Roland Ilias, komisioner i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili ka qenë kandidat për deputet në Shkodër si pjesë e listës së Partisë ‘G99’ në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës, është një prej treguesve se sa është fuqizuar ‘klani’ i Erion Veliajt në nivelet e larta të institucioneve dhe qeverisë shqiptare.

Politiko.al ka nxjerrë emrat e të gjithë kandidatëve të ‘G99’ në zgjedhjet e 2009-ës, që sot kanë funksione të larta në administratë.

Ish-kandidatja e parë në qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi, u bë pjesë e Partisë Socialiste pas vendimit të Erion Veliaj për të shkrirë partinë e tij me simotrën socialiste, pas humbjes në zgjedhje. Në vitin 2016, ajo mori postin e ministres së Zhvillimit Ekonomik në qeverinë e parë të kryeministrit Edi Rama. Ekonomi është aktualisht deputete e Partisë Socialiste.

Ish-kandidatja e renditur e katërta në listën e ‘G99’ në qarkun e Tiranës, Bardhylka Kospiri u emërua në vitin 2013-të zv/ministre e Mirëqenies Sociale, e cila iu besua Erion Veliajt. Edhe pas largimit të Veliajt nga qeveria, Kospiri e ruajti pozicionin e saj dhe, në qeverinë e dytë socialiste, me kalimin e kësaj fushe në Ministrinë e Shëndetësisë, ajo mori postin e zv/ministres së Shëndetësisë.

Florjana Koka është vemtja ish-kandidate e ‘G99’ që ka marrë drejtimin e një bashkie. E renditur e dyta në listën për qarkun e Vlorës në vitin 2009, Koka nuk arriti të hyjë në Kuvend, megjithatë, në vitin 2015-të ajo fitoi bashkinë e Sarandës si kandidate e PS.

Etjen Xhafaj është hyrja e re nga grupi i Veliajt në qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Xhafaj është emëruar në vitin 2017-të në postin e zv/ministrit të Jashtëm, ndërsa në vitin 2009-të ai ishte i dyti në listën e G99 në qarkun e Durrësit.

Disa ish-kandidatë të tjerë të ‘G99’ mbajnë poste drejtorësh dhe nënkryetari në bashkinë e Tiranës.

Gjithsesi, pas zgjedhjes së Erion Veliajt në krye të Tiranës, duket se nga kryeministri Edi Rama ka një stepje për të promovuar njerëzit e ish-kreut të ‘G99’ në poste të rëndësishme të qeverisë. /Politiko.al

Lista e ‘G99’ në zgjedhjet e 2009:

Durrës

1- Milva Ekonomi – Zv/ministre e Shëndetësisë (2013-2016); Ministre e Zhvillimit Ekonomik (2016-2017); Deputete e Kuvendit (2017-…)

2- Etjen Xhafaj – Zv/ministër i Jashtëm (2017-…)

Berat

2-  Pilo Keri – Djali i tij, Krislen Keri është emëruar në krye të Aviacionit Civil në vitin 2017. Në mandatin e parë ishte drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës.

Lezhë

1– Plarent Ndreca – Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit (2013-2017); Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit (2017-…)

2- Altin  Jaku – Prefekt i qarkut të Lezhës (2016)

Shkodër

1- Roland Ilia – Komisioner Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (2017-…)

Tiranë

2- Arbjan Mazniku – Zv/ministër i Arsimit (2013-2015); Nënkryetar i bashkisë së Tiranës (2015-…)

3-  Juliana Hoxha – Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë (2016-2017)

4- Bardhylka Kospiri – Zv/ministre e Mirëqenies Sociale (2013-2017); Zv/ministre e Shëndetësisë (2017-…)

Vlorë

1-  Genci Kojdheli – Drejtor i Projekteve në bashkinë e Tiranës (2015-…)

2- Florjana Koka – Kryebashkiake e Sarandës (2015-…)

Elbasan

2- Gentian Elezi – Zv/ministër i Integrimit (2013-2016)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...